Shkup, 16 nëntor – Mijëra vaksina nga prodhuesi “AstraZeneca” do të hedhen si mbeturina deri në fund të këtij muaji. Për momentin, Ministria e Shëndetësisë ka rreth 30 mijë doza të vaksinave “Astra Zeneca”, afati i të cilave është deri në fund të muajit, mirëpo përshkak mos interesit të qytetarëve për t’u vaksinuar, këto doza mund të hedhen, transmeton Zhurnal.
Nëse shohim trendin e dy javëve të fundit, mund të konkludojmë se për 15 ditë, si dozë të dytë janë aplikuar vetëm 8821 doza të vaksinave e me këtë ritëm, e pamundur është të harxhohen këto 30 mijë doza. Përpos kësaj, me Astra Zeneca nuk mund të vaksinohet çdokush, por vetëm qytetarët mbi moshën 60 vjeç e nga ana tjetër, doza e tretë nuk ka asnjë gjasë të jetë nga Astra Zeneca por me patjetër Pfizer. Përpos këtyre vaksinave, ka edhe shumë vaksina tjera Pfizer me afat përdorimi deri në janar dhe shkurt, si dhe 5 mijë vaksina “Sinovac” me afat deri në vitin 2023.//Zhurnal.mk