• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Maqedonia e Veriut më 17 janar do të bëhet me Qeveri të re

usrargument by usrargument
22/12/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 22 dhjetor – Nga nesër fillojnë afatet kushtetuese sipas të cilave, shefi i shtetit është i obliguar në afat të 10 ditëve t’i dorëzojë mandatin partisë apo partive që kanë siguruar shumicë në Kuvend. Mandatar do të jetë ldieri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, informon zhurnal.

Kryetari i Kuvendit nesër në seancë do të konstatojë dorëheqjen e Zoran Zaevit. Thuhet që Kovaçevski deri më 10 janar do të dorëzojë në Kuvend programin e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa zgjedhja e Qeverisë paralajmërohet më 17 janar.

Sipas disa burimeve, Zaevi nuk do ta dorëzojë personalisht dorëheqjen në Kuvend por do ta dërgojë me postë. Xhaferi nesër në seancë përpos dorëheqjen e Zaevit, do ta kosntaton edhe dorëheqjen e nënkryetarit të Kuvendit, Fadil Zendeli. Pas kësaj, Xhaferi do ta mbyllë seancën dhe nuk do të ketë pyetje të deputetëve sepse me dorëheqjen e Zaevit bie krejt Qeveria.

Zyrtarisht në postet ministrore nuk do të jenë më Radmilla Shekerinska, Venko Filipçe dhe Milla Carovska ndërsa pritet që edhe Bojan Mariçiq të kalojë në vendin e Nikolla Dimitrov. Në Qeveri do të ngelë edhe zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Ende nuk dihet nëse Oliver Spasovski do të ngelet në krye të MPB-së. Për Ministrinë e Transportit përmenden emra si Hari Llokvenec dhe Petre Shilegov. Millan Zhivkoviq përmendet si pasues i Jagoda Shahpaskës. Pritet të zëvendësohet edhe Irena Stefkoska nga ministria e Kulturës. Edhe Sanja Llukarevska përflitet se do të marë post ministror por ende nuk është konfirmuar nga Kovaçevski. Ljupço Nikollovski po spekuloeht se do të ulet në vendin e Shekerinskës në mbrojtje.

Në BDI nuk ka ndryshime përpos Jeton Shaqirit i cili do të kalojë nga Shoqëria Informatike në Bujqësi.

Alternativa i fitoi resoret e shëndetësisë, shoqëri informatike dhe ministër pa resor përgjegjës për diasporë.//Zhurnal.mk

Previous Post

Shaqiri: Jemi të përkushtuar për digjitalizimin

Next Post

Kovaçevski – Koja: Është i madh kontributi i OSBE-së në procesin e reformave dhe demokratizimit në shoqërinë maqedonase

usrargument

usrargument

Next Post
Kovaçevski – Koja: Është i madh kontributi i OSBE-së në procesin e reformave dhe demokratizimit në shoqërinë maqedonase

Kovaçevski – Koja: Është i madh kontributi i OSBE-së në procesin e reformave dhe demokratizimit në shoqërinë maqedonase

Stay Connected test

Recent News

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

21/06/2022
Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

21/06/2022

U kap në Holandë me 5 kg kokainë në kroskotin e makinës, shqiptari justifikohet

21/06/2022
Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

21/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort