• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Mariçiq: Ruajtja e shumicës parlamentare dëshirë e të gjithë partnerëve në koalicion

usrargument by usrargument
05/11/2021
in Maqedoni
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 5 nëntor – Konsultimet dhe takimet edhe me të dy partnerët e koalicionit dhe në nivel të LSDM-së janë duke vazhduar. Sot ka një sërë takimesh, presim javën e ardhshme të dalim me një plan konkret sepse është e rëndësishëm si për qytetarët ashtu edhe për shtetin, tha ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në pyetjen e gazetarëve për dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev.

Sa i përket njoftimeve se javën e ardhshme LSDM-ja planifikon të dalë me kandidaturën për kryeministër, por se partneri i koalicionit BDI mendon se fillimisht duhet të zgjidhet lideri i LSDM-së, e më pas të shkohet me mandatar dhe nëse kjo do të thotë ndonjë përçarje në marrëdhëniet e koalicionit me partinë e Ali Ahmetit, Mariçiq theksoi se prioritet është ruajtja e shumicës parlamentare dhe se është dëshirë e të gjithë partnerëve të koalicionit.

“Për ne është prioritet ruajtja e shumicës parlamentare sepse është vullneti i të gjithë partnerëve të koalicionit dhe natyrisht të gjejmë formulën më të mirë që qeveria të vazhdojë të funksionojë në këtë kohë, sepse ka disponim, ka vendim për të vazhduar, e të mos ketë zgjedhje për momentin”, tha Mariçiq në një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut Robert Spano dhe drejtoreshën e programit për Ballkanin Perëndimor në Qendrën AIRE, Biljana Bjatuajt.

Në lidhje me atë se a do të jetë ai kryeministri i ardhshëm i Qeverisë, ministri aktual i Drejtësisë e ka cilësuar këtë si spekulim.

“Ky është një spekulim, as nuk kam folur, as nuk më ka pyetur dikush, nuk mund të them gjë tjetër veçse ta etiketoj këtë si spekulim”, tha Mariçiq

Siç informoi deri më tani kanë pasur disa takime në disa nivele, ndërsa sot ka një sërë takimesh serioze që vlerësojnë përgjegjësinë e shtabit qendror zgjedhor dhe në të gjitha nivelet.

“Mendoj se pas kësaj, kur të biem dakord, sigurisht që do të ketë një njoftim se çfarë do të bëjmë më pas”, tha Mariçiq.

Ndëkohë, Goran Sugarevski njoftoi se jep dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit mbikëqyrës të LSDM-së. Sugarevski sot e ka bërë të ditur vendimin e tij në Fejsabuk, duke theksuar se po merr përgjegjësi morale për dështimin e zgjedhjeve lokale.

Nga ana tjetër, Mariçiq i pyetur për të komentuar kërcënimin e BESË-s rreth shumicës parlamentare, tha se me takime do të zgjidhen të gjitha dilemat.

“KSHZ-ja ka marrë vendim dhe kjo nuk është vetëm për Zhelinën, nuk duhet të ketë implikime politike”, përfundoi Mariçiq.

BDI-ja, partneri më i madh i koalicionit në Qeveri, ka paraqitur dy ankesa kundër Zhelinës, ku kandidati i Besës, Blerim Sejdi me 5171 vota ose 69 vota më shumë, e ka mundur kandidatin e BDI-së, Fatmir Izairi, i cili ka marrë 5102 vota. Është pranuar një nga ankesat, i cili i referohet vendvotimit 2.107, që nënkupton rivotim në atë vendvotim.

Sekretari i përgjithshëm i Besës, Arianit Hoxha, i cili është edhe ministër aktual i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, derisa KSHZ ishte duke vendosur rreth ankesave, u prononcua në Fejsbuk rreth kësaj situate.

“Zhelina, vendi ku ka lindur partia (Lëvizja Besa), mund të jetë edhe Zhelina që e rrëzon Qeverinë”, ka shkruar Hoxha.

Previous Post

Sigurohet akomodim i përkohshëm i 131 qytetarëve afganë të punësuar në Kombet e Bashkuara

Next Post

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

usrargument

usrargument

Next Post
Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

Analizë/ A po shkon LSDM në "FERR" ! Rrugë të pakthyer

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.