• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Marrëveshja mbi nëndetëset, Kryeministri australian kritikon ashpër Macronin

usrargument by usrargument
02/11/2021
in Bota
0
Marrëveshja mbi nëndetëset, Kryeministri australian kritikon ashpër Macronin
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri australian Scott Morrison sulmoi besueshmërinë e Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e akuzoi zotin Morrison se e pati gënjyer gjatë një darkë në Paris në muajin qershor, për fatin e kontratës 5-vjeçare me Grupin Detar francez për prodhimin e 12 nëndetëseve konvencionale.

“Nuk dua ta personalizoj. Më duhet të them se deklaratat dhe shpifjet nuk ishin vetëm ndaj meje, por ndaj Australisë. Do t’i dal në mbrojtje vendit në emër të australianëve. Unë mund t’i kundërvihem këtyre deklaratave dhe Australia ka një historik krenak për sa i përket aftësive të saj mbrojtëse. Prandaj do t’i prodhojmë këto (nëndetëse) dhe të tjera pas tyre. Historiku i Australisë në fushën e mbrojtjes nuk ka nevojë për koment”, tha zoti Morrison.

Presidenti francez Macron e akuzoi Kryeministrin australian Morrison se e gënjeu gjatë një darke në Paris për kontratën 5-vjeçare me Grupin Detar francez për të prodhuar 12 nëndetëse konvencionale me motor nafte.“I respektoj zgjedhjet sovrane, por duhet të ketë respekt për aleatët dhe partnerët dhe nuk u veprua kështu me këtë marrëveshje. Mendoj se është vendimtare për reputacionin e Australisë dhe kryeministrit të saj”, u tha gazetarëve zoti Macron.

Australia anulloi marrëveshjen me vlerë 66 miliardë dollarë dhe hyri në një aleancë të re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për tetë nëndetëse bërthamore që do të prodhohen sipas teknologjisë amerikane.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha zotit Macron se menaxhimi i marrëveshjes me Australinë për nëndetëset kishte qenë “i rrëmujshëm” dhe se “nuk u veprua me shumë hirësi”./VOA

Previous Post

Greqia në 24 orët e fundit regjistron mbi 5 mijë raste të reja me Kovid-19

Next Post

Analizë/ Dibra në prag të rrethit të tretë të zgjedhjeve, Bekim Pocesta ngelet favorit për të fituar

usrargument

usrargument

Next Post
Analizë/ Dibra në prag të rrethit të tretë të zgjedhjeve, Bekim Pocesta ngelet favorit për të fituar

Analizë/ Dibra në prag të rrethit të tretë të zgjedhjeve, Bekim Pocesta ngelet favorit për të fituar

Stay Connected test

Recent News

Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, shoferi është lënduar rëndë

26/05/2022
Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

26/05/2022

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

26/05/2022
Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

26/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort