• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Mbledhje e përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Nish për zbatimin e nismës “Ballkan i Hapur”

usrargument by usrargument
13/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Mbledhje e përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Nish për zbatimin e nismës “Ballkan i Hapur”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Beograd, 13 nëntor – Në Nish mbrëmë u mbajt mbledhje e ministrave dhe përfaqësuesve të qeverive të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në suaza të nismës “Ballkan i Hapur”, që e hapi ministri serb i Financave Sinisha Mali, i cili porositi se qëllimi i tre vendeve është se duhet të punojnë si një, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Mali u dëshiroi mirëseardhje ministrave dhe përfaqësuesve të qeverive të Maqedonisë së Veriut, të cilën e prezantoi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, dhe të Shqipërisë,  të cilët në dy ditët e ardhshme do të bisedojnë  si të realizohet nisma “Ballkan i Hapur” gjegjësisht si të mënjanohen barrierat për biznesin dhe qytetarët.

Ai potencoi se qëllimi i përfaqësuesve të qeverive  të tre vendeve  është në dy ditët e ardhshme të përpunojnë një plan si të përmirësohet rrjedha e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, si dhe të mënjanohet gjithë ajo që të tre ekonomitë e shikojnë si pengesë për zhvillim dhe përparim.

Takimi i përfaqësuesve të qeverive të Maqedonisë së Veriut,  Shqipërisë dhe Serbisë ishte hapur mbrëmë me mbledhje ministrore, ndërsa përfaqësuesit qeveritar dhe anëtarët e grupeve sektoriale në dy ditët e ardhshme në Nish do të bisedojnë për lejet e punës dhe lehtësimet në tregti,  që do të mundësojë rrjedhë të lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve në këto tre vende, citojnë nga Ministria serbe e Financave.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të RMV-së, Dimkovski theksoi se realizimi i nismës “Ballkan i Hapur” nuk do të jetë i lehtë, por që tre qeveritë së bashku do të luftojnë që ajo të arrihet.

Ai shfaqi shpresë se nisma do të sjellë të ardhme më të mirë për ekonomitë e tre vendeve dhe se ideja do të sjellë  disa ide të reja.

Ministrja shqiptare për Financa dhe Ekonomi Delina Ibrahimaj, shfaqi shpresë se fundjava do të jetë e suksesshme  dhe se do të kontribuojë nisma “Ballkan i Hapur” të ndodh sa më shpejtë. 

Previous Post

“Khabib flet shumë”, legjenda e UFC-së akuzon dagestanezin se ka refuzuar luftën me të

Next Post

Policia kërkon që shoferët t’i kenë pajisjet dimërore nga 15 nëntori

usrargument

usrargument

Next Post
Policia kërkon që shoferët t’i kenë pajisjet dimërore nga 15 nëntori

Policia kërkon që shoferët t’i kenë pajisjet dimërore nga 15 nëntori

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort