• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Mbyllet për publikun seanca e “Syrit të Popullit” gjatë diskutimit për dëshmitarët anonim, polemika mes Ramabajës dhe prokurorit

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Kosovë
0
Mbyllet për publikun seanca e “Syrit të Popullit” gjatë diskutimit për dëshmitarët anonim, polemika mes Ramabajës dhe prokurorit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me propozim të prokurorit Burim Cerkini, të premten është mbyllur për publikun gjykimi në rastin “Syri i Popullit”, për pjesën ku do të diskutohet për dëshmitarët anonim. Propozimi i prokurorit është përcjellë me polemika, ku ndër të tjera i akuzuari Sadri Ramabaja i ka thënë se është pjesë e krimit, por më pas e ka tërhequr këtë deklarim.

Në këtë rast, Avni Llumnica akuzohet për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me tani të ndjerin M.J., ndërsa Sadri Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës, prokurori Burim Cerkini ka thënë se para se të fillojë seanca ka një propozim, e propozimi i tij ishte që të mbyllej për publikun e njëjta.

“Duke marrë për bazë se kjo çështje penale është bërë mjaft publike dhe mediatike. Gjithashtu duke marrë për bazë se në këtë çështje penale do të dëgjohen dëshmitarët anonim a2 dhe a3 për shkak të konfidencialitetit dhe ruajtjes së asaj që do të dëgjohet dhe propozohet në këtë seancë që seanca e sotme të mbyllet për publikun dhe për median”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli i tha të njëjtit se ata nuk kanë informacion nëse janë siguruar dëshmitarët.

Për këtë, prokurori tha se kjo është arsyeja pse po propozohet mbyllja e seancës për publikun dhe mediat.

Më, pas gjykatësi Konxheli sërish e ka pyetur nëse janë diku dëshmitarët.

“Le të vendoset për publikun pastaj. Ka të bëjë me çështje konfidenciale dhe të ndjeshme dhe me çështje që ditët e fundit është bërë mediatike”, tha prokurori.

Ndërkaq, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Nasuf Hasani deklaroi se e përkrahin propozimin e prokurorit pasi si organ kompetent konsideron se kanë bërë një vlerësim për këtë propozim. Këtë deklarim e mbështeti edhe pala e dëmtuar, Azem Vllasi.

Mirëpo, propozimin e prokurorit e kanë kundërshtuar dy avokatët mbrojtës, Naim Rudari e Ramiz Krasniqi.

Rudari që është avokat i Avni Llumnicës deklaroi se vlerësojnë se prokurori nuk e ka arsyetuar mjaftueshëm se pse duhet të mbyllet seanca.

“Edhe pse dëshmitarët e mbrojtur e kanë identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, nuk ka thënë që do të zbulojë identitetin e tyre a diçka tjetër, është fakt i njohur se janë të mbrojtur kanë deklaruar, dhe çkado tjetër që do të thotë prokuroria”, tha ai.

I njëjti shtoi se nuk është sekrete se a do të vinë apo jo dhe se sipas tij, është e paarsyeshme të mbyllet seanca.

Në anën tjetër, avokati Ramiz Krasniqi, mbrojtës i Sadri Ramabajës, deklaroi se janë dy çështje për të cilat nuk pajtohet me prokurorin.

“E para, seancat e mbyllura nuk janë seanca gjyqësore. Pastaj, prokurori nuk e kemi të qartë a kërkon që të mbyllen seancat për deklaratat që do të japin dëshmitarët e mbrojtur apo kërkon që të mbyllet që dëshmitarët të mos duken”, tha Krasniqi.

I njëjti shtoi se prokurori tha se kohën e fundit kjo çështje është bërë mediatike, kjo sipas tij nuk është e saktë sepse kjo çështje është mediatike prej momentit kur e kanë krijuar një grup kriminal.

Për këtë, ndërhyri prokurori Cerkini, i cili iu drejtua duke i thënë të ketë kujdes me fjalorin, në anën tjetër avokati Krasniqi i tha se nuk iu drejtua atij por prokurorisë, e prokurori sërish ia tërhoqi vërejtjen për fjalorin.

“Nuk kujdesem, dhe keni theksuar se ky grup kriminal është krijuar me qëllim që të përmbys sistemin politik në Kosovë. Gjykata e Apelit ju ka treguar qartë se keni gabuar rëndë dhe për këtë duhet tu kërkoni falje të gjithë të akuzuarve”, ka thënë ai.

Kurse, i akuzuari Ramabaja tha se e përkrah mbrojtësin e tij dhe se ka deklaruar që në fillim edhe të këtij shqyrtimi gjyqësor se në shqyrtimin paraprak beteja juridike ishte e fituar nga ana e tij.

“Natyrisht Gjykata e Apelit nuk rrëshqiti në batakun e krimit shtetëror që kishte përgatitur kreu i shtetit me kreun e AKI-së dhe PSRK. Unë sot kam pritur pak profesionalizëm dhe ndërgjegje morale nga ana e prokurorit dhe kam pritur që ai sot do të më kërkonte falje publikisht pse e kanë ngritur këtë akuzë mbi sajesa të një grupi kriminal që kishte kapur shtetin”, tha ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Previous Post

Rexhepi: Të hënën përmes pres konferencës, do t’i sqaroj gjitha paqartësisë rreth mos-prezencës time

Next Post

Gjykata e Apelit bllokon publikimin e dokumenteve të Trumpit

usrargument

usrargument

Next Post
Gjykata e Apelit bllokon publikimin e dokumenteve të Trumpit

Gjykata e Apelit bllokon publikimin e dokumenteve të Trumpit

Stay Connected test

Recent News

BE-ja do të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023, thotë Borrell

Borell: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë

31/01/2023
Ramiz Lladrovci: Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

Ramiz Lladrovci: Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

31/01/2023

Uashingtoni: Rusia nuk e respekton marrëveshjen e fundit bërthamore

31/01/2023

Përfundon sezoni i gjuetisë në parkun kombëtar Mali Sharr, nuk ka përhapje të murtajës afrikane te derrat

31/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.