• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Mediumet greke për mbledhjen e djeshme të Kuvendit: Zaevi shpëtoi në minutën e fundit

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Maqedoni
0
Socialdemokratët gjerman: Zaev të mendojë për dorëheqjen, të vazhdojë si kryeministër dhe partner i BE-së
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 12 nëntor – “Maqedoni e Veriut: Qeveria e Zaevit e mbijetoi nismën për mosbesim për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend”, “Humbje për opozitën në Maqedoni të Veriut, e cila nuk siguroi 61 deputetë për ta ‘shtyrë’ Zaevin”, “Maqedoni e Veriut: Si e tejkaloi Zaevi propozimin për mosbesim”, “Maqedoni e Veriut: Mbledhje emocionuese për votim të mosbesimit të Zaevit”, “Maqedonia e Veriut – Zaevi shpëtoi në minutën e fundit”, “Maqedoni e Veriut: Zaevi e fitoi bastin” … janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediumeve greke për mbledhjen e djeshme të Kuvendit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në tekstin që e transmetojnë edicionet elektronike të mediumeve, shkruan hollësisht për ngjarjet e mbrëmshme, duke komentuar se për shkak të mungesës së kuorumit dështuan nismat për votim të mosbesimit të Qeverisë së Zoran Zaevit, por edhe se u krijua “dramë me deputetin shqiptar”.

Agjencia sqaron se deputeti Kastriot Rexhepi nga radhët e Besës, përmes rrjeteve sociale kumtoi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, ndërsa “partitë opozitare, përfshirë edhe Besën, ngritën dyshime madje edhe për “rrëmbim” të Kastriot Rexhepit, duke pyetur nëse jeta e tij është në rrezik”.

ANA-MPA i transmeton edhe qëndrimet nga VMRO-DPMNE, por edhe shkruan se propozim tjetër për votim të mosbesimit të Qeverisë mund të parashtrohet pas tre muajve, “përveç nëse nuk ka mbështetje nga shumica e deputetëve dhe në atë rast, propozimi mund të parashtrohet në çdo kohë”.

“Zoran Zaevi, megjithatë, me gjasë nuk ndjehet posaçërisht “i lumtur”, duke pasur parasysh atë se për momentin kryeson qeveri të pakicës, Koalicioni i Partisë Socialdemokrate (LSDM) ka 43 deputetë, 15 deputetë ka partia shqiptare e Ali Ahmetit BDI dhe një Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Gjithsej, partitë nga koalicioni në pushtet kanë vetëm 59 vende në parlament. Opozita ka 60 deputetë: koalicioni i VMRO-DPMNE-së 44, koalicioni i partive shqiptare Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa 12, BESA dy (tre me Kastriot Rexhepin, por nuk është e qartë se cili do të jetë qëndrimi i tij më tutje) dhe partia E Majta dy deputetë”, shkruan agjencia greke e lajmeve.

Edicioni onlajn i gazetës “Proto tema” komenton se opozita nuk arriti të sigurojë 61 deputetë, ndërsa “vendimi deputetit nga partia e vogël shqiptare BESA, Kastriot Rexhepi për të mos e ndjekë linjën partiake për rrëzim të Qeverisë së Zaevit krijoi atmosferë të tensionuar”.

Edicioni onlajn i gazetës “To vima” shkruan se “vazhdon thrileri politik në Maqedoni të Veriut, ndërsa Zaevi arriti “të mbetet gjallë”, sepse propozimi i opozitës për votim të mosbesimit ra në ujë pas mungesës së kuorumit”.

Mediumet tek fqinji jugor me interesim të shtuar gjatë periudhës së kaluar i ndoqën ngjarjet në vend, por edhe i ndërlidhnin me marrëdhëniet me Greqinë dhe pasojat eventuale për Marrëveshjen e Prespës.

Athina zyrtare, si përmes zëdhënësit qeveritar, ashtu edhe përmes zëdhënësit të MPJ-së greke e përsëriti qëndrimin e fuqishëm se nuk i komenton ngjarjet e brendshme në vendet e tjera, por edhe qëndrimin se Marrëveshja nga Prespa duhet të respektohet dhe të zbatohet.

Previous Post

Arjanit Hoxha jep dorëheqje nga posti i ministrit

Next Post

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa të reja restriktive

usrargument

usrargument

Next Post

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa të reja restriktive

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort