• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Micevski i VMRO-së: Do të përpiqemi të bëjmë shumicë të re parlamentare

usrargument by usrargument
01/11/2021
in Maqedoni
0
Micevski i VMRO-së: Do të përpiqemi të bëjmë shumicë të re parlamentare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 1 nëntor – Dorëheqja e kryeministrit Zaev si kryeministër dhe lider i LSDM-së ende është fejsbuk dorëheqje, ajo ende nuk është dërguar në institucionin ku duhet të dorëzohet, që është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, tha sot koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski.

Ai shtoi se varësisht nga letra që do të merret do të dihen edhe procedurat, gjegjësisht çfarë do të bëhet si hapat e ardhshëm në Kuvend. Ai vuri në dukje se sipas Kushtetutës ka pasur procedura ku Presidenti i Republikës pas dorëzimit të dorëheqjes, ajo konstatohet në Kuvend dhe Presidenti i Republikës është i detyruar që brenda 10 ditëve t’ia dorëzojë mandatarit i cili do të dorëzojë një shumica prej 61 deputetësh, pastaj kryeministri ka 20 ditë për vendimmarrje, përkatësisht për formimin e qeverisë së re. Kjo, siç tha ai, do të shihet pasi të dorëzohet dorëheqja.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Micevski tha se situata në vend është shumë e rëndë dhe tani nuk është koha për të festuar sepse vendi po përballet me sfida serioze, si kriza energjetike dhe ekonomike, vala e re e kovid pandemisë.

“Situata është shumë e rëndë në vend. Dhe ne do të përpiqemi të bëjmë një shumicë të re parlamentare, duke pasur parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballet shteti dhe qytetarët në vendin tonë. Por, nëse nuk ia dalim në të gjitha ato përpjekje, më së miri do të ishte të kishim zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare sepse kjo Qeveri, kjo shumicë e ka humbur legjitimitetin politik dhe populli e ka dorëzuar faturën që është dashur ta dorëzojë, tha Micevski.

Sipas tij, duhen analiza serioze, simulime serioze të situatës, bisedime me të gjithë aktorët politikë që siç tha ai, të dalin me një qëndrim të caktuar se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme.

Previous Post

Telekomi i Maqedonisë i ka rritur të ardhurat nga shitja për 5,7 për qind

Next Post

Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli

usrargument

usrargument

Next Post

Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.