Shkup, 4 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot së bashku me sekretarin ndërkombëtar, Vlladimir Gjorçev dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski u takuan me Olin Utengton, anëtar i bordit të drejtorëve të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).
Mickoski shprehu falënderim për mbështetjen që IRI e jep në ndërtimin e kapaciteteve të fuqishme demokratike të shtetit, duke potencuar se ky bashkëpunim me intensitet të rritur duhet të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, kumtuan nga VMRO-DPMNE.
Në takim bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për gjendjen politike aktuale në shtet, ndërsa nga Mickoski u theksua se shteti ndodhet në gjendje të rëndë, duke potencua se me fitoren bindëse të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale qytetarët kan vendosur se ndryshimet janë të domosdoshme.