Shkup, 16 nëntor – Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Propozim- ligji për ratifikim të Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë në lëndët civile mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe republikës së Kosovës.
Ratifikimi i Marrëveshjes, njoftojnë nga Pres shërbimi qeveritar do të sigurojë rregullimin e materies qytetare (procedura të verifikimit, martesat e përziera, alimentacione, etj.) me çka forcohet bashkëpunimi juridik mes institucioneve dhe lehtësohet komunikimi juridik mes shtetasve të dy vendeve.