• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Mosndëshkueshmëria dhe moszbatimi i ligjeve – probleme kryesore në mbrojtjen e mjedisit jetësor

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Maqedoni
0
Mosndëshkueshmëria dhe moszbatimi i ligjeve – probleme kryesore në mbrojtjen e mjedisit jetësor
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 4 nëntor – Mosndëshkueshmëria dhe moszbatimi i ligjeve janë nënvizuar si probleme kryesore në mbrojtjen e mjedisit jetësor në debatin e sotëm publik të titulluar “Gjendjet në mjedisin jetësor – menaxhimi me mbeturinat” në organizim të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së, në fjalimin e saj e potencoi mjedisin jetësor si sektor me probleme prioritare në luftën kundër korrupsionit.

“Vlerësojmë se problem akut me të cilin përballet sektori i mjedisit jetësor është implementimi konsekuent i Ligjit për menaxhim me mbeturina në pjesën e menaxhimit të integruar dhe rajonal me mbeturinat. KSHPK përcaktoi se ndërmarrjet publike komunale janë në përgjithësi në gjendje të keqe dhe joefikase në menaxhimin me mbeturinat”, theksoi ajo.

Ivanovska shtoi se duke e pasur parasysh atë që Strategjia kombëtare në esencë synon drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe lirimin e shoqërisë nga kthetrat e korrupsionit, është e domosdoshme të sigurohet mbështetje e plotë për këtë proces.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në debat ndau se edhe pse sektori i mbeturinave konsiderohet si degë e cila është shumë e cenueshme, për arsye se kjo paraqet sistem shumë të ndërlikuar, megjithatë në të viteve të kaluara janë bërë angazhime shtesë, para së gjithash në sjelljen e rregullativës ligjore, e cila rregullon rregulla më të ashpra dhe e kufizon veprimin e paligjshëm.

“Në këtë drejtim, me legjislaturën e re në pjesë e menaxhimit me mbeturina janë vendosur rregulla më rigoroze për ndjekjen e transportit të mbeturinave, janë rritur gjobat dhe janë vendosur masa më të rrepta për kontrollin e subjekteve të cilat menaxhojnë me mbeturina për vetë krijuesit e mbeturinave”, tha Nuredini.

Sipas Nuredinit, me ligjet e reja do të bëhet kontroll më i mirë.

“Kjo do të thotë se të gjithë prodhuesit do të përfshihen në proces dhe ata do të duhet me Ministrinë dhe me Drejtorinë për të Ardhura Publike të kenë marrëveshje për përgjegjësi, me të cilin ne do t’i dinimi sasitë e mbeturinave të prodhuesve dhe ata do të duhet të paguajnë çmimin i cili çdo vit do të rritet dhe pas vitit të tretë këtë përgjegjësi do ta marrë Komisioni Rregullativ i Energjetikës, derisa nuk ka treg të drejtë dhe efikas për këto çmime”, shtoi Nuredini.

Sreten Stojkovski, u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, theksoi se edhe pse Ligji për menaxhim me mbeturina është ligji i parë i harmonizuar me legjislativën evropiane nga sfera e mjedisit jetësor, ne si shtet akoma nuk kemi vendosur sistem përkatës për menaxhim me të gjitha rrjedhat e mbeturinave.

Se ndotja e mjedisit jetësor mund të konsiderohet kanosje hibride, potencoi Vlladimir Georgiev, anëtar i KSHPK. Sipas tij, ky është fenomen i cili del nga konvergjenca, gjegjësisht lidhja e ndërsjellë e elementeve të ndryshme të cilat bashkërisht formulojnë një kanosje më të ndërlikuar.

Georgiev vlerëson se nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë të vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por, sipas tij, bëhet fjalë edhe për arsye më të thella lidhur me realizimin e dobisë, keqpërdorimit ose përmes tregtisë me ndikim dhe korrupsion, duke mos mbajtur llogari për të drejtat themelore të njeriut në mjedisin jetësor.

Në debatin publik kanë marrë pjesë më shumë ekspertë, gazetarë, përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve, shqyrtimet kryesore të së cilëve Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do t’ua dorëzojë institucioneve kompetente

Previous Post

Maqedonia e Veriut uron 75 vjetorin jubilar të UNESKO-s

Next Post

“Ballkani i Hapur”: Krijimi i një Këshilli Zbatues për të koordinuar atë që është rënë dakord deri më tani

usrargument

usrargument

Next Post
“Ballkani i Hapur”: Krijimi i një Këshilli Zbatues për të koordinuar atë që është rënë dakord deri më tani

"Ballkani i Hapur": Krijimi i një Këshilli Zbatues për të koordinuar atë që është rënë dakord deri më tani

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.