Shkup, 22 dhjetor – Qeveria përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për ballafaqimin me mjetet piroteknike, ndërsa vetëm në ditët e fundit janë konfiskuar mbi 30.000 lëndë piroteknike dhe disa persona janë arrestuar. MPB me kontrolle të intensifikuara edhe për festat e Vitit të Ri.
Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski i pyetur për masat parandaluese për ballafaqimin me mjetet piroteknike. Arsovski kujtoi edhe dënimet e parashikuara për shkeljet e rendit dhe qetësisë publike.
Në të njëjtën kohë, Ministria vazhdon me aktivitete parandaluese për parandalimin e përdorimit të këtyre mjeteve. Me këtë rast kujtojmë vetëm Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, i cili në nenin 31 parasheh gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë për cilindo që gjuan me armë zjarri, përdor mjete piroteknike apo eksploziv të ngjashëm apo lëndë djegëse apo në mënyrë të ngjashme e prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”, informoi Arsovski.