• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

MPB: Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup

usrargument by usrargument
16/11/2021
in Maqedoni
0
MPB: Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 16 nëntor – Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup dhe nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, sepse mihja e kriptovalutave nuk paraqet vepër penale të paraparë në Kodin penal, informuan nga MPB.

Nga atje theksojnë se A.M. sot në orën 14:45 në SPB Shkup paraqiti se në depot e QTQ ishin të vendosura makina për mihje të kriptovalutave përkatësisht se për shkak të tregtisë së përfolur përmes internetit me kriptovaluta, persona të caktuar kanë kryer vjedhje të energjisë elektrike, me qëllim që ta mbulojnë kapacitetin e domosdoshëm të makinave të tyre kompjuterike, të domosdoshme për tregti me kriptovaluta.

“Nëpunës policorë menjëherë dolën në vendin e ngjarjes në pajtim me paraqitjen, kryen bisedime me personat përgjegjës të QTQ-së dhe me përfaqësues të EVN-së, me ç’rast konfirmuan se për numëruesit, të cilët janë në pronësi private, nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike, pas çka është konfirmuar se nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, të ndëshkueshme me Kodin penal”, kumtuan nga MPB.

Nga MPB përkujtojnë se edhe në gusht të vitit 2021, pas informatës operative të marrë paraprakisht për vepër të njejtë “vjedhje të energjisë elektrike”, gjithashtu është vepruar nga ana e policisë në lokacion të njejtë dhe nuk është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike, as nuk janë locuar kompjuterë për mihje të kriptovalutave.

“Mihja e kriptovalutave nuk paraqet vepër penale të paraparë në Kodin penal të  RMV-së”, thonë nga MPB.

Previous Post

Pfizer do t’i lejojë vendet e varfra të prodhojnë pilulën kundër COVID-19

Next Post

Votimi nga diaspora – numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

usrargument

usrargument

Next Post
Votimi nga diaspora – numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Votimi nga diaspora – numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort