Shkup, 30 nëntor – Policia është duke vepruar pas një denoncimi për sulm, pasi një person është paraqitur rreth orës 16:45 në biletarinë e Teatrit Popullor të Maqedonisë, informuan për MIA-n nga MPB pasi sonte janë evakuuar disa objekte në qendër të Shkupit.
“Bëhet fjalë për masa standarde të MPB-së pas një denoncimi të marrë dhe menjëherë sapo t’i mbarojmë kontrollet dhe besueshmërinë e informacionit do ta informojmë opinionin. U bëjmë apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë, ndërsa mediat t’i transmetojnë informacionet zyrtare dhe të sakta”, theksojnë nga MPB.