Disa marrëveshje ndërkombëtare që duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës janë në rend dite sot, për ratifikimin e të cilave duhet prania e 80 deputetëve.
Por, për shkak të mos-pranisë së shumicës, këto marrëveshje nuk po mund të votohen.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar deputetët e Kuvendi të Kosovës që nuk janë në sallë, të shkojnë aty.
Ai theksoi po ashtu se deputetët paguhen prej popullit.
“59 deputetë në seancë. Deputetët paguhen prej popullit”, tha Konjufca gjatë seancës.
Po ashtu, më vonë ai bëri thirrje që të gjithë deputetët të shkojnë në sallë, teksa filloi t’i thërras ata edhe me emra.