• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve, qytetarët do të përballen me këtë problem deri në fund të nëntorit

usrargument by usrargument
03/11/2021
in Kosovë
0
Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve, qytetarët do të përballen me këtë problem deri në fund të nëntorit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme po ballafaqohet me mungesë të materialit për prodhim të letërnjoftimeve. Kjo mungesë vazhdon të paraqesë problem me të cilin po përballen qytetarët e vendit të cilët thonë se nuk po ndihen të sigurt që të udhëtojnë vetëm me fletë aplikuese.

Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë që të pajisen me letërnjoftime, për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument. Andaj, qytetarët ankohen se po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftim.

“Sot ne duhet të presim në radhë për të aplikuar për letërnjoftim. 40 minuta kam pritur, dhe na thanë që duhet të presim sepse nuk ka material për letërnjoftim a ne nuk jemi të sigurt të udhëtojmë vetëm me fletën aplikuese pasi që i ka skaduar afati letërnjotimit. Para tre muajve kam aplikuar për letërnjoftim, më kanë thënë se nuk ka material. Kam aplikuar në korrik dhe s’jam pajisur ende me dokument”, tha një qytetar.

Ndërkohë, nga zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme Radio Kosova mëson përmes postës elektronike se furnizimi me material për prodhimin e letërnjoftimit pritet që të bëhet në fund të muajit nëntor, ndërsa deri atëherë, qytetarët e vendit mund të shërbehen vetëm me fleta aplikuese.

Ashtu siç jeni në dijeni, edhe përkundër furnizimit me një sasi të materialit për letërnjoftim, ne akoma po ballafaqohemi me mungesë të materialit.

Në lidhje me këtë, ministri i MPB-së ka nxjerrë vendim, përmes të cilit mundëson përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, në të gjitha institucionet publike dhe private të Kosovës. Po ashtu Agjencia e Regjistrimit Civil që nga data 05 gusht 2021, u mundëson pajisjen me letërnjoftim të Kosovës çdo qytetari që paraqet dëshmi se do të udhëtojë përmes Serbisë, qoftë biletën kthyese ose dëshmi që ka hyrë në Kosovë përmes Serbisë.

Në këtë përgjigje, po ashtu thuhet se nga fundi i muajit nëntor do të pranojnë furnizimin e radhës, ndërsa nga dhjetori do të stabilizohet procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime./RTK/

Previous Post

Aksion policor në Fushë Topanë të Shkupit, arrestohen dy persona

Next Post

Kjo dietë popullore për humbje peshe mund të ulë presionin e gjakut dhe të shërojë zorrët

usrargument

usrargument

Next Post
Kjo dietë popullore për humbje peshe mund të ulë presionin e gjakut dhe të shërojë zorrët

Kjo dietë popullore për humbje peshe mund të ulë presionin e gjakut dhe të shërojë zorrët

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.