Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot në Gjykatën Speciale, në kuadër të vazhdimit të gjykimit ndaj tij dhe Hysni Gucati.
Ai akuzoi si gjithmonë Specialen si gjykatë të padrejtë, ndërsa tha se disa nga personat të cilët po dëshmojnë në Hagë, i kanë duart me gjak. Ai theksoi se kryeprokurori Jack Smith ka gënjyer kur tha se akuzat nuk kanë të bëjnë me UÇK-në, raporton Express.
“Janë të njëjtit persona, emrat e të cilëve dëgjohen në këtë sallë gjyqi, të cilët kanë gjak në duart e tyre dhe që Prokruroria tani kërkon t’i mbrojë nga publiku për ta shpëtuar turpin e saj. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha se kjo nuk ka të bëj me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë”, tha Haradinaj.