Shkup, 3 nëntor – Në kuadër të Ditës Evropiane për Drejtësi Qytetare, që ka për qëllim t’i afrojë qytetarët afër gjyqësorit dhe qasjes për drejtësi në atë mënyrë që ata më mirë do të njoftohen me të drejtat e tyre dhe mënyrën e realizimit dhe mbrojtjes së tyre, sot Instituti për Politikë Evropiane (EPI) organizoi diskutim në temën “Me ndërmjetësim drejtë përmirësimit të të drejtës për qasje në drejtësi”.
EPI e organizon ngjarjen në bashkëpunim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev”, Odën e Ndërmjetësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Holandeze të Ndërmjetësuesve, si pjesë e projektit “Ndërmjetësimi pa dilema”.
Ardita Abazi Imeri, drejtoreshë e programit në Institutin për Politikë Evropiane theksoi se është zbatuar hulumtim me përfaqësues të administratës publike si dhe sektorit privat, me kompanitë – e mëdha, të vogla dhe të mesme, për atë sa janë të njoftuar me ndërmjetësimin, cila është situata faktike dhe ku duhet më tutje të avancohet institucionalisht përdorimi i ndërmjetësimit.
“Ai hulumtim për momentin tregoi se në përgjithësi ende ekziston nivel i lartë i mosinformimit nga përfaqësuesit e administratës publike, si dhe sektorit privat për ndërmjetësim. Aty ku janë të njoftuar, ende nuk ka dëshirë për zgjidhjen e kontesteve përmes ndërmjetësimit. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se nevojitet promovim më i madh, edhe pse janë njoftuar me zgjidhjet ligjore, siç është përfundimi i Qeverisë në vitin 2019 për dërgimin e kontesteve për zgjidhjen e ndërmjetësimit, si dhe zgjidhjen e kontesteve deri një milion denarë”, shtoi Abazi Imeri.
Ajo informoi se është interesant fakti që në nivel lokal, institucionet ende mendojnë se nuk ka anë pozitive për zgjidhjen e kontesteve përmes rrugës së ndërmjetësimit, përderisa sektori privat do ta zgjidhte kontestin në rrugën e ndërmjetësimit.
Në bazë të një analize të caktuar, kryetari i Odës së Ndërmjetësuesve, Sllave Mlladenovski, tha se Radio-Televizioni i Maqedonisë dhe Televizioni 24 janë ithtarët, përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj të ndërmjetësimit, me mbi 50 spote, emisione dhe biseda televizive të bëra gjatë katër viteve të kaluara.
Sa i përket situatës me Kovid-19 ai tha se, veprimet për ndërmjetësim janë ulur në numër të caktuar.
Sipas rezultateve të deritanishme të prezantuara nga Ministria e Drejtësisë, Mlladenovski theksoi se në e-regjistrin është vërejtur përqindje më e madhe e kontesteve të punës që janë vullnetare, ndërsa pastaj janë ato afariste për borxhe deri një milion denarë.