• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Në Afganistan rinis fushata e vaksinimit kundër poliomielitit

usrargument by usrargument
08/11/2021
in Bota
0
Në Afganistan rinis fushata e vaksinimit kundër poliomielitit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara nisën të hënën fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit për fëmijët në Afganistan.

Ky është aksioni i parë mbarëkombëtar – në më shumë se tre vjet – për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se rreth 10 milionë fëmijë, nën moshën 5 vjeç, pritet të vaksinohen.

Ata përfshijnë më shumë se tre milionë fëmijë në pjesët e shkatërruara nga lufta, të cilët më parë kanë qenë të paarritshëm, thanë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Fondacionit për Fëmijë të OKB-së – UNICEF.

Dy organizatat kanë njoftuar muajin e kaluar se zyrtarët talibanë kanë dhënë mbështetjen e tyre për vaksinimin.

Në të kaluarën, talibanët i kanë sulmuar ekipet e vaksinimit kundër poliomielitit, duke i akuzuar ato për mbledhje të informacioneve për militantët e tyre.

Poliomieliti është virus që prek fëmijët nën 5 vjeç.

Virusi transmetohet kryesisht përmes ushqimit të kontaminuar dhe ujit.

Virusi mund të sulmojë sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë.

Aktualisht, Afganistani dhe Pakistani fqinj janë të vetmet vende në botë ku poliomieliti është ende i përhapur.

Me vetëm një rast të poliovirusit të egër të raportuar këtë vit në Afganistan, krahasuar me 56 në vitin 2020, “vendi ka një mundësi të jashtëzakonshme” për të çrrënjosur sëmundjen, tha OBSH-ja.

Previous Post

Polonia rrit sigurinë në kufi me Bjellorusinë

Next Post

Një protestues amerikan kërkon azil në Bjellorusi

usrargument

usrargument

Next Post
Një protestues amerikan kërkon azil në Bjellorusi

Një protestues amerikan kërkon azil në Bjellorusi

Stay Connected test

Recent News

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

21/06/2022
Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

21/06/2022

U kap në Holandë me 5 kg kokainë në kroskotin e makinës, shqiptari justifikohet

21/06/2022
Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

21/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort