Shkup, 1 nëntor – Përfundoi rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend të cilët kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve Aleksandar Dashtevska i vlerësoi si të suksesshme, në të cilat për herë të parë janë përdorur aparate për shenja nga gishti.
KSHZ-ja i shpalli rezultatet e para jozyrtare sipas të cilave në rrethin e dytë VMRO-DPMNE-ja fitoi vende të kryetarëve të komunave në 20 komuna, LSDM-ja në shtatë, BDI në shtatë, Aleanca për Shqiptarët-Alternativa dhe BESA në dy, dhe nga një vend për kryetar komune fituan PDSH, GROM dhe Koalicioni LDP-RDM.
Në rrethin e dytë fituan edhe kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, kandidati i pavarur Makri Dimitrivevski në Kumanovë dhe kandidati i pavarur në Debërcë Zoran Nogaçeski.
“Siç thash, rrethi i parë do të jetë më pak i vështirë, pasi nuk është ushtruar, por rrethi i dytë kaloi pothuajse 100 për qind me sukses dhe më tej presim përmirësim të këtij procesi. Ka qenë me rëndësi të fillohet, çdoherë ka sëmundje fëmijësh, por nëse nuk fillojmë do të mund të ngecim në zhvillimin e përgjithshëm, ndërsa bëhet fjalë për kategori të rëndësishme të zhvillimit të demokracisë”, ka deklaruar Dashtevski duke falënderuar njëherësh anëtarët dhe të punësuarit e KSHZ-së si dhe partitë politike, mediat, shtypshkronjën, kompaninë që ka punuar aplikacionin.
Rezultatet përfundimtare siç ka paralajmëruar Dashtevski, KSHZ-ja do t’i shpallë gjatë ditës.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njëherësh kryeministër mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga të dy funksionet. Në konferencën për shtyp në selinë e partisë, Zaevi ka uruar kundërshtarët politik për fitoren zgjedhore dhe ka thënë se e merr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të zgjedhjeve. Ai mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi siç tha, “pasojnë edhe dy vjet e gjysmë vite të shkëlqyeshme dhe të papërsëritshme për vendin ku interes do të ketë i gjithë populli dhe vendi”.
“Do të mbetem periudhën sa nevojitet, që të ndihmoj, të riorganizohet qeveri e re me shumicë progresive që është dhe ekziston, ndërsa mund të jetë edhe më e madhe”, tha Zaevi.
Ai ka uruar të gjithë kryetarët e porsazgjedhur të komunave duke dëshiruar që ndershëm dhe me përgjegjësi t’i shërbejnë popullit.
“Në këto zgjedhje pamë bile edhe aleanca mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit 2017. U bashkuan viktima të dhunës me dhunuesit e VMRO-DPMNE-së për pushtet dhe para… Jam i bindur se bashkë me qytetarët progresiv kam sjellë lirinë dhe demokracinë dhe kur ka liri dhe demokraci, rregulli është që të ketë përgjegjësi. Duke marrë këtë përgjegjësi, dua të lë gjurmë për të edukuar njerëzit dhe për të rritur kapacitetin e tyre demokratik, por edhe obligimin e tyre qytetare për t’u kujdesur për vendin e tyre”, ka thënë Zaevi.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ka porositur se partia ka siguruar fitore të madhe dhe se dita e sotme është dita kur fillojnë ndryshimet për Maqedoni më të mirë.
Ai ka falënderuar për mbështetjen e të gjitha partive opozitare dhe ka shtuar se me bashkëpunimin kanë treguar se është i mundur një front i zgjeruar opozitar me të cilën vihen bazat e bashkëpunimit të ardhshëm dhe koalicionit të ardhshëm qeveritar në bazë të parimeve dhe vlerave të unitetit dhe respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit. Nga lideri i LSDM-së kanë kërkuar ta pranojë porosinë nga populli dhe të largohet.
“Treguam se fronti opozitar është i mundur dhe vendosëm baza për bashkëpunim të ardhshëm dhe koalicion të ardhshëm qeveritar në bazë të parmeve dhe vlerave të unitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Treguam se dhe krahas dallimeve, megjithatë mundemi të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët. Maqedonia pa korrupsion e cila do të zhvillojë dhe shkojë përpara, Maqedonia në të cilën do të luftojmë të jetë e integruar në BE, në sistem stabil si që kemi. Kjo tregon se blloku opozitar është pothuajse i sigurt. I njëjti do të sjell fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e cila është e mundur se do të jenë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Mickoski.
Ai deklarooi se koha do të tregojë si do të zhvillohen punët lidhur me shumicën e re eventuale parlamentare, theksoi se është më mirë që pushteti të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ne, tha ai, kemi vota shumicë të popullit dhe që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duhet të ketë shumicë edhe në Parlament.