• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Në SHBA po hetohet si i shënjestron Instagrami fëmijët

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Bota, Teknologji
0
Në SHBA po hetohet si i shënjestron Instagrami fëmijët
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i shteteve amerikane është duke hetuar si shënjestron fëmijët rrjeti social, Instagram.

Ky grup – i përbërë nga shtetet demokrate dhe ato republikane – është duke hetuar Instagramin dhe kompaninë amë të Facebookut, Meta, për të kuptuar nëse janë shkelur ligjet për mbrojtje të konsumatorit.

Ky vendim është marrë pasi informatorja Frances Haugen, ka dëshmuar në Shtetet e Bashkuara se vetë kompania e di që produktet e saj mund t’i dëmtojnë fëmijët.

Një zëdhënës i kompanisë Meta, ka mohuar se platformat e saj janë të pashëndetshme.

Prokurorja e Përgjithshme në Masaçusets, Maura Healey, demokratja e parë që ka bërë të ditur hetimin, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Facebook, ose Meta, e ka ditur se Instagrami është i lidhur me depresion, çrregullime në ushqim dhe vetëvrasje në mesin e fëmijëve të vegjël”.

“Ne do të identifikojmë nëse ndonjë ligj është shkelur dhe t’i japim fund abuzimit”.

Prokurori i Përgjithshëm nga Nebraska, Doug Peterson, republikan, ka thënë se kompanitë “trajtojnë fëmijët tanë thjesht si mallra për të manipuluar për mbajtje më të gjatë para ekranit dhe nxjerrjen e të dhënave”.

“Këto platforma të rrjeteve sociale janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe është vërtetuar se shkaktojnë si dëm fizik ashtu edhe mendor te moshat e reja”, ka thënë Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Facebook, që ka në pronësi edhe platformat tjera, Instagram dhe WhatsApp, e ka ndryshuar emrin në Meta, muajin e kaluar, pas një serie skandalesh.

Një zëdhënës i kompanisë Meta ka hedhur poshtë pretendimet e bëra.

“Këto akuza janë të rreme dhe demonstrojnë keqkuptime të thella për faktet”, ka thënë zëdhënësi përmes një deklarate.

“Ndonëse sfidat për mbrojtje të të rinjve në platformat online ndikojnë në gjithë industrinë, ne jemi liderë të industrisë në luftim të ngacmimeve dhe mbështetje të njerëzve që përballen me mendime për vetëvrasje, dëmtim të vetes dhe çrregullime në ushqim”, ka shtuar ai.

Ky njoftim vjen pas një serie të raportimeve të bazuara në dokumentet e publikuara nga ish-punëtorja e Facebook-ut, Frances Haugen.

Gjatë dëshmisë para ligjvënësve në Shtetet e Bashkuara, ajo ka thënë se kompania me qëllim ka shtyrë përpara platformat e saj te adoleshentët, pavarësisht se e ka ditur që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Në muajin shtator, kjo platformë ka braktisur planet për të krijuar një aplikacion me fokus te fëmijët, pasi një grup prej mbi 40 prokurorëve shtetërorë ka kërkuar anulimin e tij.

Instagram, sikurse platformat tjera, u kërkojnë përdoruesve të jenë mbi 13 vjeç, mirëpo kompania e ka pranuar se e di që disa përdorues janë më të rinj.

Previous Post

Pendarovski e priti presidentin polak Duda në Vila Vodno

Next Post

Mungesa e kabinetit qeveritar në seancë, Konjufca: Pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze

usrargument

usrargument

Next Post
Mungesa e kabinetit qeveritar në seancë, Konjufca: Pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze

Mungesa e kabinetit qeveritar në seancë, Konjufca: Pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.