• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

“Në Shqipëri mungon sundimi i ligjit”, përfaqësuesit e PD takohen me raporteren për Shqipërinë në PE: Nismat tona, në shërbim të qytetarëve për qeverisje dhe politikë të pastër

usrargument by usrargument
09/11/2021
in Shqipëri
0
“Në Shqipëri mungon sundimi i ligjit”, përfaqësuesit e PD takohen me raporteren për Shqipërinë në PE: Nismat tona, në shërbim të qytetarëve për qeverisje dhe politikë të pastër
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin e opozitës për mungesën e sundimit të ligjit të Shqipëri dhe aktet autoritariste të qeverisë. Një nga treguesit është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin antidemokratik të mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.

Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat reformuese të ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale. “Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”- u shprehën përfaqësuesit e PD.

Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamenit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.

Raporterja per Shqipërinë, Isabelle Santos u shpreh se procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor është në fokusin e Parlamentit Europian dhe se hapat e ndjekura nga vendet kandidate do të ndiqen me imtësi. Ajo shprehu kënaqësinë për këtë takim me opozitën dhe përgëzoi PD për nismat parlamentare të ndërmarra.

Previous Post

“Do rrëzojmë çdo mur që na ndan nga Europa”, mesazhi i Metës në përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit me këngën simbol ‘The Final Countdown’

Next Post

SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

usrargument

usrargument

Next Post
SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

Stay Connected test

Recent News

Nga nesër fillojnë reduktimet e rrymës në gjithë Kosovën

14/08/2022

10 vendet më të pasura në botë

14/08/2022
Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

14/08/2022
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

14/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.