• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Nesër do të nënshkruhet memorandum me Serbinë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Nish-Shkup

usrargument by usrargument
16/11/2023
in Maqedoni
0
Nesër do të nënshkruhet memorandum me Serbinë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Nish-Shkup
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 16 nëntor – Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq njoftoi se nesër me kolegu i tij nga Maqedonia e Veriut Bllagoj Boçvarski do të nënshkruajnë Memorandum për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, për të cilën të dyja vendet do të kërkojnë bashkërisht mjete nga BE, njoftoi Radio Televizioni i Vojvodinës, transmeton Portalb.mk.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

“Do të nënshkruajmë memorandum me Maqedoninë dhe për këtë jam veçanërisht krenar”, theksoi Vesiq.

Ai tha se projektimi i seksionit Nish – Preshevë, 135 kilometra i gjatë, është në proces dhe partnerët nga Maqedonia do të projektojnë 50 kilometrat e tyre nga kufiri deri në Shkup.

Kujtojmë se pesë e rekomandimeve kryesore të Komisionit Evropian (KE) në kapitujt për transportin dhe korridoret trans-evropiane në Raportin e fundit për vitin 2023 për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane ishte edhe përshpejtimi urgjent i ndërtimit të Korridorit 8 hekurudhor, me theks të veçantë te shpallja e tenderit për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, në shtrirjen nga Kriva Pallanka deri në kufirin maqedono-bullgar.

Në Raport thuhet se përgatitjet për shpalljen e dokumentacionit të tenderit për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë po vonojnë dukshëm. Njëkohësisht, Komisioni Evropian thekson se ndërtimi i hekurudhës nga Kumanova në Kriva Pallankë ka filluar në nëntor të vitit 2022 me dy kontraktorë të rinj. Megjithatë, nga KE-ja konstatojnë se:

“Nevojiten përpjekje të mëtejshme dhe urgjente për ta përshpejtuar progresin në Korridorin hekurudhor 8 dhe pjesëve të tjera prioritare të rrjetit hekurudhor dhe rrugor”.

Previous Post

U përjashtua nga BBVK, Linda Halimi mesazh për Metin: Ti ke qenë më i forti këtu

Next Post

E rregulluar për të joshur, zgjedhja e modës së Margot Robbie: Fustan korsetë që i vë në pah figurën e admiruar

usrargument

usrargument

Next Post
E rregulluar për të joshur, zgjedhja e modës së Margot Robbie: Fustan korsetë që i vë në pah figurën e admiruar

E rregulluar për të joshur, zgjedhja e modës së Margot Robbie: Fustan korsetë që i vë në pah figurën e admiruar

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.