• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Neziri: VMRO ka ndryshuar, nuk ka më problem me shqiptarët (VIDEO)

usrargument by usrargument
06/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Neziri: VMRO ka ndryshuar, nuk ka më problem me shqiptarët (VIDEO)
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 6 nëntor – Xhelal Neziri, analist nga Maqedonia e Veriut, ka thënë se partia VMRO-DPMNE ka ndryshuar në raport me shqiptarët, pas një reformimi të brendshëm.

Neziri ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se kryetari i kësaj partie, e cila deri vonë është njohur si anti-shqiptare, Hristijan Mickoski, ka pasur takim me krerët e disa prej partive shqiptare, përfshirë këtu të Aleancës për Shqiptarët, Partisë Besa dhe Partisë Alternative, pas dorëheqjes së Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

“Është e vërtetë që ka ndryshuar. VMRO-DMNE në 2018 pati një proces të reformimit të brendshëm, disa fraksione të kësaj partie që njiheshin për retorikën e tyre anti-shqiptare dhe anti-perëndimore u larguan nga kjo parti. Ka pasur kjo parti një reformim gradual, një proces që ka zgjatur dhe vazhdon dhe më tej dhe tani ka arritur ta profilizojë këtë parti si një parti që nuk ka më problem as me shqiptarët dhe as me ndërkombëtarët. Mendoj se kryesia e re ka ndryshuar dhe ka ndryshuar mënyrën se si bëjnë politikë edhe më shqiptarët dhe ndërkombëtarët dhe kjo ka sjellë në situatë që VMRO-DMNE të ketë një kapacitet më të madh koalicionues me partitë shqiptare sesa LSDM-ja”, ka theksuar Neziri.

Ai ka shtuar se Mickoski i ka shfrytëzuar armiqësitë politike mes partive shqiptare duke i bindur dy prej tyre që të shkojë si koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Lideri i VMRO-DPMNE, Mickoski sonte është takuar në objektin e Parlamentit me disa krerë të partive më të vogla por edhe me partitë shqiptare si përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, të Partisë Besa dhe të Partisë Alternative, për të cilët ai thotë se ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare. Paralajmërimet janë se kjo shumicë e re do të kërkojë të votohet mosbesimi ndaj Qeverisë. Nëse ky votëbesim votohet, Qeveria është e obliguar të japë dorëheqje. Kryeministri pritet të japë dorëheqje dhe sipas Kushtetutës, me dorëheqje të kryeministrit bie tërë Qeveria. Kjo është një lojë taktike e Mickoskit”, ka thënë Neziri.

Ndërkaq lidhur me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe ai i partisë LSDM, Neziri ka thënë se shumë elemente kanë ndikuar këtu.

“Janë grumbulluar të gjitha elementet nga pak, por shkaku kryesor është mungesa e rezultateve në planin e jashtëm. Zaevi gjithë energjinë e fokusoi në planin e jashtëm. Në arritjen e marrëveshjes me Greqinë, në anëtarësim në NATO dhe targeti i radhës ishte që të fillonin negociatat për anëtarësim në BE, ishte paramenduar që kjo të ndodhte në 2019 menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës”, është shprehur Neziri.

Previous Post

Analistët për situatën e re politike fajësojnë Zaevin

Next Post

Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime

usrargument

usrargument

Next Post
Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime

Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.