Shkup, 14 tetor – Ngjarja përfundimtare e projektit “Të rregullt në orë:: aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor” organizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Shoqata Qendra për mbështetje arsimore “Dendo Vas” dhe Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” do të mbahet sot në Shkup.
Qëllimi i ngjarjes është të përkujtojë projektin trevjeçar dhe rezultatet e arritura përmes prezantimit të videove të shkurtra, një broshure dhe fjalim për disa nga përdoruesit dhe bashkëpunëtorët që morën pjesë në projekt.
Ngjarja do të pasohet me performanca të një grupi nxënësish të shkollës fillore Vëllezërit Ramiz-Hamid dhe grupi i shkollës Roma Rock School.