• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kronika

Një muaj paraburgim për babë dhe bir nga Prizreni

argadmin by argadmin
16/11/2021
in Kronika
0
Një muaj paraburgim për babë dhe bir nga Prizreni
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, për dy të pandehurit XH.N dhe XH.N për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhuna në familje”.

Gjykata ka njoftuar se masa e paraburgimit për dy të pandehurit babë dhe bir do të llogaritet prej kohës së arrestimit 13.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 13.12.2021.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: I pandehuri Xh.N. (1), me datë 13 nëntor, në shtëpinë e përbashkët familjare , i pandehuri brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarve anëtarëve të familjes së tij përkatësisht prindërve të tij nënës dhe babait – pandehurit Xh.N. (2), me të cilët jeton në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike për shkak të problemeve familjare, acarohet fillimisht me nënën e tij, dhe në atë moment e kap nënën e tij për fyti dhe e godet tri herë me shuplaka në fytyrë, të cilës i është nevojitur tretman mjekësor, më pas pasi babi i tij vjen në shtëpi me veturën, i pandehuri Xh.N. (1) fillon ta godet veturën e babait me shqelma me ç ’rast e thyen edhe dritaren e veturës, me këto veprime anëtareve të familjes së tij iu shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.

I pandehuri Xh.N. (2)., me datë 13 nëntor, brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së djalit, me të cilën jetojnë në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike pasi i pandehuri Xh.N., (2)., kthehet në shtëpi dhe e gjen situatën të tensionuar pas krijimit të rrethanave të cikura si më lartë, në ato momente e kap për flokë të dëmtuarën duke e hedhur në tokë, e cila më pas arrin të ik dhe njofton dhe kërkon ndihmën e policisë, me këto veprime të dëmtuarës i shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar, në vazhdim do të merren në pyetje të pandehurit, dëshmitarët e rastit, ndërsa në rrjedhën e mëtejmë të hetimeve do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale të të pandehurve të njëjtit janë përsëritës të veprave penale të ndryshme, si dhe raportet e acaruara të të pandehurve të cilët janë babë e bir, dhe sjelljet agresive në vazhdimësi nga ana e tyre ndërmjet vete dhe në drejtim të të dëmtuarve pasi që të gjithë janë anëtar të familjes dhe jetojnë së bashku, e arsyetojnë masën e paraburgimit pasi që ekziston rreziku se me bazën qëndrimin në liri, të pandehurit mund të përsërisin veprën penale të natyrës së njëjtë, apo të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Previous Post

Portierja e Iranit, Zohreh Koudaei dyshohet se është mashkull dhe jo femër – ngriten akuza nga federata e Jordanisë

Next Post

Përleshja mes disa personave në Kavadar, humb jetën një person

argadmin

argadmin

Next Post
Përleshja mes disa personave në Kavadar, humb jetën një person

Përleshja mes disa personave në Kavadar, humb jetën një person

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort