Sofje, 23 nëntor – Në spitalin Pirogov në Sofje pas fatkeqësisë me autobusin në autostradën Struma janë pranuar një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona të rritur, deklaroi për BTA-në dr. Maja Argirova nga Klinika për djegie pranë entit mjekësor. Nuk ka rrezik për jetët e tyre.
Vajza dhe pesë nga të rriturit janë në Klinikën për djegie, ndërsa një është dërguar në Klinikën për traumatologji. Të gjithëve po u bëhen kontrolle shtesë në spital.
Fatkeqësia ndodhi në rrugën magjistrale Struma, pas pas orës 02:00, afër fshatit Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut qarkullonte në drejtim të Republikë së Maqedonisë së Veriut. Automjeti në Bullgari kishte hyrë nga Turqia. Pas pas mesnate autobusi u ndal në pompën e benzinës në afërsi të Sofjes, pas çka vazhdoi. Fatkeqësia ndodhi një orë më vonë.
Tani për tani nuk ka vërtetim nëse autobusi së pari ka dalë nga rruga, e më pas është djegur apo fillimisht është shkaktuar zjarri në automjet. Sipas informatave të para, shkaku për të cilin njerëzit nuk kanë mundur të shpëtohen është se autobusi ishte përmbysur.