• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Norvegjia e gatshme ta mbështesë financiarisht sistemin AKMIS në Maqedoninë e Veriut

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 4 nëntor – Zëvendës ambasadori i Norvegjisë në vendin tonë Geir Johansen, në takim pune në Këshillin Gjyqësor, e njoftoi kryetaren Pavlina Cërvenkovska se Qeveria norvegjeze është e gatshme të ndajë grant me qëllim që të krijohet sistem informativ funksional për menaxhim automatik me lëndë gjyqësore, i njohur si sistemi AKMIS.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Sipas planit, i gjithë projekti do të zgjasë disa vite, por përvoja e Norvegjisë ka treguar se sistemi është plotësisht funksional, i sigurt dhe menaxhohet lehtë. Sistemi tashmë është integruar në disa shtete dhe Norvegjia përmes zëvendës ambasadorit dërgoi porosinë se përvojat pozitive duan t’i ndajnë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Krahas pjesës financiare, administrata gjyqësore e Norvegjisë është e gatshme ta ndihmojë edhe futjen e sistemit AKMIS dhe t’i zbatojë trajnimet e personelit i cili do të jetë i obliguar për menaxhim me sistemin, përmes gjykatësve të tij, informatikanëve dhe personave të tjera me qëllim që gjyqësori në vendin tonë të digjitalizohet plotësisht.

Nga ana e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Cërvenkovska, ishte njoftuar se Qeveria në Buxhet ka siguruar 90 milionë denarë për furnizim të serverëve të cilët do të vendosen në Gjykatën Supreme, por edhe 20 milionë denarë për furnizim të pajisjes teknike për gjykatat, para së gjithash për furnizim të sallave gjyqësore dhe theksoi se me rëndësi thelbësore është procesi i digjitalizimit të vazhdojë me tempo të përshpejtuar, sepse të gjitha reformat në të ardhmen mbështeten mbi këtë proces.

Këshilli Gjyqësor përballet me parregullsi të sistemit ekzistues AKMIS sepse në vitin e fundit janë miratuar një varg aktesh nënligjore të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e gjyqësorit të pavarur dhe objektiv, ndërsa zbatimi i të cilit varet pikërisht nga sistemi AKMIS i përmirësuar dhe zgjeruar. Këshilli Gjyqësor i miratoi Metodologjinë për vlerësim cilësor të gjykatësve, Metodologjinë për konfirmimin e kompleksitetit të lëndëve gjyqësore, si dhe strategji dhe plane të tjera të cilat direkt do ta përmirësojnë sistemin gjyqësor, do ta rrisin përgjegjësinë e gjykatësve, ndërsa drejtësinë do ta bëjnë më të shpejtë dhe më efikase. Që të fillojë zbatimi i këtyre dokumenteve është e patjetërsueshme që të vendoset sistem bashkëkohor digjital.

Previous Post

Në spitalin e fëmijëve në Kozle janë të hospitalizuar 19 fëmijë të infektuar me Covid

Next Post

Mesatarisht gratë në vend kryejnë 72,5 për qind të punës së përgjithshme të papaguar lidhur me kujdesin

usrargument

usrargument

Next Post
Mesatarisht gratë në vend kryejnë 72,5 për qind të punës së përgjithshme të papaguar lidhur me kujdesin

Mesatarisht gratë në vend kryejnë 72,5 për qind të punës së përgjithshme të papaguar lidhur me kujdesin

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.