Shkup, 7 qershor – Prindërit e nxënësve në disa shkolla fillore në Shkup janë vënë në dijeni nga stafi mësimdhënës për një tendencë të rritur të vetëdëmtimit fizik ndër fëmijët. Sipas njoftimeve, është raportuar një rritje e incidenteve ku nxënësit janë vetëdëmtuar përdorin brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe sende të tjera të mprehta, veçanërisht në duar dhe këmbë. Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato. Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore. E ndaj këtyre fenomeneve të shtuar nuk janë marrë masa konkrete akoma, shkruan Zhurnal.
Trendi i vetlëndimit të fëmijëve në rritje –
Prindërit e nxënësve në disa shkolla fillore në Shkup janë vënë në dijeni nga stafi mësimdhënës për një tendencë të rritur të vetëdëmtimit fizik ndër fëmijët. Sipas njoftimeve, është raportuar një rritje e incidenteve ku nxënësit janë vetëdëmtuar përdorin brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe sende të tjera të mprehta, veçanërisht në duar dhe këmbë.
Stafi mësimor ka bërë thirrje për një kontroll dhe vëmendje më të madhe ndaj fëmijëve nga prindërit. Është kërkuar nga prindërit që të raportojnë çdo ndryshim në sjelljen e fëmijëve dhe të lejojnë inspektime të paparalajmëruara në shkolla për të adresuar dhe parandaluar këtë fenomen shqetësues.
Një nga shkaqet e këtij fenomeni mund të jetë ndikimi i sfidave të rrezikshme në platformat sociale, siç është rasti me sfidën e TikTok, ku 17 nxënës nga Kosova janë raportuar të kenë pësuar vetëdëmtime. Sfida e njohur si “Balenës Blu” ka qenë veçanërisht e rrezikshme, pasi ka rezultuar në raste tragjike në mbarë botën. Ky fenomen kërkon një vëmendje të veçantë dhe një përgjigje të koordinuar nga prindërit, institucionet arsimore dhe ekspertët për të mbrojtur mirëqenien e të rinjve.
Nxënësit e shkollave fillore dhunën e konsiderojnë si video-lojë –
Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato. Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore.
Prokuroria Publike në Shkup tashmë ka ngritur një lëndë për rastin e dy vajzave të mitura, të cilat në shkurt sulmuan shoqen e tyre në qendër të Shkupit, rast ky që u bë viral dhe në mediat sociale. Po këtë muaj edhe Prokuroria Publike e Kavadarit ka iniciuar një lëndë për rastin e një grupi të djemve të mitur, që krijuan video me përmbajtje eksplicite duke montuar fotografitë e shoqeve të klasës dhe e shpërndanë atë mes tyre.
Edlira Destani, psikologe për fëmijë, thotë për Radion Evropa e Lirë se prindërit për fat të keq shumë pak janë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre, jo vetëm gjatë kohës kur janë në shkollë, por edhe jashtë orarit të shkollës.
“Gjithsesi se për fëmijët, adoleshentët, rrjetet sociale konsiderohen si një territor që u takon vetëm atyre, një vendtakim për ta. Dhe, nëse ata bëjnë një akt që është i papëlqyeshëm ndaj të tjerëve, besoj se këtë e bëjnë për të formuar një lloj komunikimi mes tyre, të cilin ata nuk mund ta bëjnë atë edhe me të rriturit, pra prindërit e tyre. Jo rrallë herë prindërit mendojnë se pjesë e sjelljes së fëmijëve të tyre nuk është pikërisht kjo formë dhune, pasi imazhin që japin fëmijët në ambientin me të rriturit është një imazh krejt tjetër”, shpjegon Destani.
Dënimet përmes dhunës dhe pasojat te nxënësit –
Kujtojmë që, Komiteti për të drejtat e fëmijës (KDF) lëndimin trupor apo dënimin fizik e definon si dënim në të cilin përdoret fuqi fizike e cila, sado që të jetë e lehtë, ka për qëllim të shkaktojë dhimbje të caktuar ose pakëndshmëri. Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (goditje, shuplakë, goditje nga mbrapa,) te nxënësi me shuplakë ose me mjet. Dënimi trupor, sipas Komitetit , është degradues.
Dënimi fizik apo trupor len pasoja serioze në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ajo është e lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët. Pasojat janë të asaj natyre që lidhja nxënës-mësimdhënës vështirësohet dhe shkëputet, gjë që e bënë të rendë punën e mësimdhënësve drejt arritjes së rezultateve efektive.
Gjithashtu, lihet mbrapa mësimi me të cilin paraqitet mendimi kritik te nxënësit. Dënimi i këtillë nxënësve tregon se përdorimi i dhunës qoftë ajo verbale, fizike apo emotive është e papranueshme. Kjo mënyrë e të dënuarit çon deri në numër më të madh incidentesh që mund të jenë të përmasave të gjëra. Prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla për t’i edukuar dhe arsimuar, e asesi për t’i viktimizuar. /Zhurnal.mk