• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Nuk ka legalizim të ndërtimeve pa leje në zonat të mbrojtjes së rreptë dhe menaxhimit aktiv, paralajmëroi Nuredini

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Maqedoni
0
Nuk ka legalizim të ndërtimeve pa leje në zonat të mbrojtjes së rreptë dhe menaxhimit aktiv, paralajmëroi Nuredini
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 23 dhjetor – Me Propozim-ligjin për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje, Qeveria parashikon se nuk do të legalizohen të gjitha llojet e ndërtimeve pa leje të ndërtuara në kuadër të zonave të mbrojtura të përcaktuara me Ligj, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në konferencën e sotme për shtyp.

Ministri Nuredini dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot e prezantuan Propozim-ligjin për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa laje, me të cilin parashikohet mundësi për legalizimin e ndërtimeve pa leje të ndërtuara para 1 janarit të vitit 2021.

“i njëjti është paraparë për të gjitha llojet objektet pa leje të ndërtuara në kufijtë e Liqenin e Ohrit, të cilat janë konstatuar se nuk janë në përputhje me Planin për menaxhim me trashëgiminë botërore dhe kulturore në rajonin e Ohrit. Ky rajon ka vlerë të paçmuar natyrore dhe kulturore dhe universale dhe në të do të mund të zbatohet legalizimi vetëm i objekteve që janë në Planin për menaxhim”, shtoi Nuredini.

Lidhur me zonën së mbrojtjes natyrore, ministri theksoi se nuk ka kurrfarë legalizimi në zonën e mbrojtjes së rreptë dhe zonës së menaxhimit aktiv.

“Kjo do të thotë se do të lejohet vetëm për ato objekte që janë me qëllim A1, gjegjësisht shtëpi për banim në zonën për përdorim të qëndrueshëm dhe brezin mbrojtës në zonë. Në këtë mënyrë do të dalim në ndihmë të qytetarëve të cilët nuk kanë mundur t’i rregullojnë të drejtat e tyre të pazgjidhura pronësore.

Në pjesën e dytë të fjalimit ministri Nuredinit foli për Ligjin për inspektimet mjedisore në mjedisin e jetesës, që është me kërkesë të Bashkimit Evropian dhe është përmendur në raportet e fundit.

“Kjo u kërkua nga ne si Ministri, të qasemi dhe të përgatisim Propozim-ligj për mbikëqyrje inspektuese të mjedisit të jetesës në përputhje me të gjitha institucionet në shtet. Ky propozim-ligj është në përputhje me Parlamentin Evropian, Këshilli i përmbush kriteret minimale për mjedis të jetesës. Ideja është të harmonizohen Inspektorati Shtetëror së bashku me inspektoratet lokale dhe të funksionojë inspektimi në shtetin tonë”, shpjegoi Nuredini.

Previous Post

A po del Danella një “karamelë” e hidhur për shqiptarët?

Next Post

Besimi: Sigurohet kornizë financiare për gazsjellësin drejt Greqisë

usrargument

usrargument

Next Post
Besimi: Sigurohet kornizë financiare për gazsjellësin drejt Greqisë

Besimi: Sigurohet kornizë financiare për gazsjellësin drejt Greqisë

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort