Shkup, 14 nëntor – Nga dita e nesërme, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të realizojë vizitë pune dy ditore në Bruksel. Gjatë vizitës, Osmani me ftesë të kryesuesit të PBEJL-së, Ministrit të Greqisë, Nikos Dendijas, do të marrë pjesë në takimin jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të PBEJL-së.
Në kuadër të takimit ministror, Osmani do të ketë takim bilateral të ndarë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetllan Stoev.
Programi i vizitës së Osmanit parasheh edhe pjesëmarrje në debatin “Diskutim për të Ardhmen e Evropës-perspektiva dhe kontribute nga Ballkani Perëndimor”. Në fakt, nën ombrellën e formatit të ri “B6” të lançuar në Ohër në margjinat e “Forumit të Prespës për Dialog”, Ministri Osmani në bashkëpunim me Kolexhin e Evropës në Bryzh.
” Qëllimi i iniciativës është që Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, së bashku me bashkëkryesuesit e Konferencës për të ardhmen e Evropës; nënkryetaren e Komisionit Evropian, Dubravka Shuica; eurodeputetin, Gaj Verhofshtad dhe Sekretarin Shtetëror të MPJ-së të Sllovenisë, Gashpar Dovzhan të japin kontribut inkluziv dhe të gjithëpërfshirës në debatin më të gjerë evropian për një nga projektet më të rëndësishme në nivel të BE-së –Konferencë për të Ardhme e Evropës.
Agjenda e Osmanit në Bruksel përfshin edhe takime me përfaqësues të lartë të Institucioneve Evropiane, duke përfshirë edhe Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei dhe Mirosllav Lajçak, Përfaqësues i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë.
Në program janë paraparë edhe takime me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe me eurodeputetë, duke përfshirë bashkëkryesuesin e Komitetit të Përbashkët ndërmjet BE-së dhe RMV-së, Andreas Shider, raportuesin për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kjuçuk si dhe koordinatorin e AFET, Mihaell Galler.
” Pikë kyçe e bisedimeve do të jetë dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale dhe aktualitetet politike në vend. Fokusi i Osmanit do të vendoset në riafirmimin e programit të fuqishëm proevropian të Qeverisë, përkushtimin për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vazhdimin e proceseve reformuese në BE-së. Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Osmani pritet që të japë intervistë për ueb faqen prestigjioze të Brukselit “EU Observer” dhe për “Agency Europe”.