• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

“Parcelat në Vodno”: Prezantohen prova materiale nga mbrojtja

usrargument by usrargument
22/12/2021
in Maqedoni
0
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 22 dhjetor – Me prezantimin e provave materiale nga mbrojtja – ekspertiza dhe mendimi i ekspertit Kire Kostov, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për lëndën “Parcelat në Vodno”.

Objekt i analizës ishte dokumentacioni i siguruar nga Prokuroria Publike përmes asistencës juridike ndërkombëtare – marrëveshjeve për kalimin e pronësisë dhe llogarive bankare dhe flukseve të parave të kompanisë “Sirah Limited” nga Belize.

“Përfundimi im në lidhje me pagesat është se paratë janë paguar nga disa subjekte juridike, ndër të cilët nuk ka asnjë subbjekt juridik, gjegjësisht pagesa nga një rezident i Maqedonisë së Veriut. Të gjithë paguesit janë nga vende të tjera. Në pjesën e pagesës kam konstatuar se ka pagesë të subjektit juridik, rezident i Maqedonisë së Veriut-Sirah inzhinering, tha eksperti Kostov.

Në pyetjen e mbrojtjes nëse në këtë periudhë është konstatuar ndonjë pagesë nga Nikolla Gruevski apo psubjekt juridik i lidhur me atë person, dëshmitari tha se nuk ka konstatuar pagesë nga personi fizik Nikolla Gruevski në llogari të kësaj kompanie.

I pyetur nëse janë respektuar të gjitha rregullat për një punë të tillë bankar, eksperti tha se qarkullimi i pagesave ndërkombëtare kryhet sipas rregullave dhe mekanizmave të përcaktuar reptësisht dhe kryhen përmes një banke korrespondente të hapur në një shtet anëtar të BE-së me lejen e Bankës qendrore të BE-së.

Rastin e trajton gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Lile Stefanova.

Prokurorja publike Stefanova tha se nuk ka vërejtje për pretendimin me shkrim, e as për qëndrimet e shprehura nga eksperti sot, por ka pasur disa pyetje.

Në pyetjen e prokurores për numrin e nënshkruesve të llogarisë, të theksuar në ekspertizë, eksperti tha se të dhënat vijnë nga kërkesa për hapjen e një llogarie në Qipro, ku ka të dhëna për tre nënshkrues – Nenad Josifoviq, Elena Haxhiristu dhe Ivona Pontak.

“Të dhënat e futura në tabelë burojnë nga dokumenti – kërkesa për hapjen e llogarisë së korporatës. Vlerësimi ynë ka qenë se nuk janë futur të gjitha të dhënat, por kemi futur numrin e identitetit dhe pasaportën e nënshkruesve. Bëhej fjalë për një material të gjerë dhe si nënshkrues të autorizuar janë paraqitur në tabelë”, tha eksperti Kostov.

Objekt i ekspertizës, theksoi Kostov, ishin transaksionet bankare dhe në këtë kontekst ishin llogaritë bankare, transaksionet dhe nënshkruesit.

“Me përgjegjësinë më të madhe pohoj se nuk e kam përcaktuar dhe konstatuar në dokumentacionin e dorëzuar pronësinë e kompanive dhe se nuk e njoh pronarin e kompanive”, tha eksperti.

Previous Post

Shekerinska: Armata dhe mbrojtja janë të rëndësishme për anëtarësimin në BE

Next Post

MPB me kontrolle të intensifikuara në ballafaqimin me mjetet piroteknike

usrargument

usrargument

Next Post
Arsovski: Imunizimi i fëmijëve me vaksinat pediatrike kundër Kovid-19 vetëm në prani të prindit

MPB me kontrolle të intensifikuara në ballafaqimin me mjetet piroteknike

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort