Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris ka takuar edhe zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Pas këtij takimi, përmes Twittet-it, Kurti duke shpërndarë një fotografi të përbashkët, ka thënë se historia e Harris është frymëzim për të gjithë.
“Ishte nder e kënaqësi të takohesha me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Historia e saj mbresëlënëse e thyerjes së barrierave është një frymëzim për të gjithë ne”, shkruan Kurti krahas fotografisë ku është në shoqërinë edhe të bashkëshortes së tij, Rita Kurti.