Shkup, 19 nëntor – Republika e Polonisë e tregon solidaritetin drejtë Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë anëtarësimit të saj në BE. Të dyja shtetet si anëtare të NATO-s bashkërisht ndajnë dhe shfaqin solidaritet, por mbështetja jonë vazhdon edhe më tutje, theksoi presidenti polak Andzhej Duda në konferencën e përbashkët për media në Shkup me presidentin Stevo Pendarovski.
Duda shfaqi falënderim për solidaritetin nga Maqedonia e Veriut dhe nga presidenti Pendarovski në pjesën e problemeve të kufirit me Bjellorusinë me të cilët për momentin përballet Polonia.
“Solidariteti i tillë ka rrënjët e tija historike, së pari në kohën e Luftës Civile në Greqi kur një numër i madh i refugjatëve ishin pritur në shtetin tim, ndërsa gjithashtu edhe në vitin 1963 pas tërmetit shkatërrues në Shkup kur Polonia përsëri në solidaritet me Republikën e Maqedonisë së Veriut ofroi ndihmë, si edhe donacioni i sotëm i një numri të madh të dozave të vaksinave Fajzer. Kam nderin që mund të them se ai solidaritet vazhdon edhe sot. Republika e Polonisë e tregon solidaritetin e saj drejtë Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë anëtarësimit të saj në BE. Kam nderin që të dyja shtetet jemi anëtare të NATO-s dhe atje bashkërisht ndajmë dhe shfaqim solidaritet, Por, mbështetja jonë për Maqedoninë e veriut drejtë BE-së vazhdon edhe më tutje. Kjo është diçka në të cilën unë gjatë kohës së mbledhjes plenare e sigurova presidentin Pendarovski”, tha Duda.
Ai nënvizoi se është fakt se për momentin po ndodh një sulm hibrid në kufirin e Polonisë i cili është edhe kufiri i NATO-s, gjegjësisht bëhet fjalë për Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
“Sulmi është drejtuar kah kufiri polak të cilin kemi për obligim ta sigurojmë, por edhe gjithsesi ta mbrojmë territorin e Republikës së Polonisë nga emigrimi ilegal. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet tona në kuptim të asaj çështje dhe gjithsesi se është me rëndësi të madhe mbështetja të cilën e marrim nga BE-ja dhe nga NATO-ja të cilën edhe më tutje presim që ta marrim. Gjithashtu për momentin do të doja të shpreh edhe mirënjohje për presidentin Pendarovski për mirëkuptimin e tij për këtë problem kyç me të cilin për momentin përballet shteti ynë”, tha Duda.
Pendarovski theksoi se Polonia gjithmonë ka qenë mbështetësja jonë e fuqishme dhe e zëshme dhe tregon mirëkuptim të madh për pozicionin në të cilin gjendemi gjatë kësaj bën përpjekje që të ndihmojë në tejkalimin e pengesave me të cilat përballemi jo vetëm në mënyrë bilaterale por edhe Grupit të Vishegradit, si dhe përmes forumeve të tjera rajonale në të cilat ne marrim pjesë, ndërsa në kontekst të integrimeve evropiane.
“Një test i besueshëm i besueshmërisë së procesit të zgjerimit do të jetë Këshilli i ardhshëm i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në dhjetor dhe mundësia për të hedhur atë hap përpara. Mbështetja për zhbllokimin e integrimit tonë evropian është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe një nxitje shtesë për procesin e reformave. Për këtë arsye në bisedimet kemi trajtuar çështje që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me atë rast ndava me presidentin Duda qëndrimet tona për sfidat rajonale dhe çështjet e hapura”, tha Pendarovski.
Krahas kësaj, si aleatë në NATO dy presidentët kanë shkëmbyer mendime dhe informacione edhe për situatën aktuale në kufirin polak-bjellorus me çka Pendarovski theksoi se ka shprehur mbështetje të plotë për tejkalimin e situatës.
“Presidentit Duda ia shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për tejkalimin e kësaj situate. Konfirmova se për ne si shtet janë plotësisht të papranueshme veprimet e udhëheqësisë së Bjellorusisë me të cilat orkestrohet kjo krizë humanitare. Vazhdojmë ta shqyrtojmë situatën në kuadër të NATO-s dhe bëjmë thirrje për ndërprerje urgjente të të gjitha aktiviteteve të drejtuara kah destabilizimi i mëtutjeshëm i situatës së kufirit të aleatëve tanë Polonia, Lituania dhe Letonia.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev. Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në hotelin Meriot në Shkup.
Dy presidentët do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.