• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Pendarovski nesër ia dorëzon Kovaçevskit mandatin për formimin e Qeverisë së re

usrargument by usrargument
28/12/2021
in Maqedoni
0
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 28 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski nesër do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, kanë informuar nga kabineti i presidentit.

Kuvendi javën e kaluar e ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev me çka filloi të rrjedhë afati prej dhjetë ditësh ku president Pendarovski duhet ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Këshilli qendror i LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme edhe zyrtarisht ka konfirmuar Kovaçevskin si kandidat për kryeministër të ri. Formimin e qeverisë së re, Kovaçevski e ka paralajmëruar kah mesi i muajit të ardhshëm, kjo më së voni deri më 18 janar.

Pasi mandatari ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re, pritet gjatë gjysmës së parë të muajit të ardhshëm ai deri në Kuvend ta dorëzojë programin për punë dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar me çka deputetët do të duhet të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re. Për kabinetin e propozuar qeveritar duhet të votojnë të paktën 61 deputetë.

Ndryshe, shumica e re parlamentare e përbërë nga koalicioni i drejtuar nga LSDM bashkë me BDI-në, Alternativën dhe PDSH-në në Kuvend kanë gjithsej 64 deputetë.

Previous Post

Malta hapë konsulatë në Shkup, konsul nderi zgjedhet Koço Angjushev

Next Post

Analizë: Në cilat “fronte” do të zhvillohet beteja politike mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës në vitin 2022?

usrargument

usrargument

Next Post
Analizë: Në cilat “fronte” do të zhvillohet beteja politike mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës në vitin 2022?

Analizë: Në cilat “fronte” do të zhvillohet beteja politike mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës në vitin 2022?

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort