• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Për Ziadin Selën, gjatë vitit 2021 gjithçka shkoi keq në Maqedoni (Video konferencë)

usrargument by usrargument
28/12/2021
in Maqedoni
0
Për Ziadin Selën, gjatë vitit 2021 gjithçka shkoi keq në Maqedoni (Video konferencë)
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 28 dhjetor – Kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin për fundvit të zhvilluar me gazetarët, bëri një përmbledhje të të gjitha zhvillimeve që ka ndodhur gjatë vitit që po lëmë pas.

Sela tha se ky vit ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë, por shtoi se kjo u bë edhe më tepër e vështirë për shkak të siç tha ai, paaftësive të politikanëve të cilët menaxhuan këtë dikaster.

“Në vendin tonë lidhur me pandeminë punët nuk janë bërë siç duhet. Maqedonia mbetet edhe më tej një ndër shtetet me më shumë viktima, si pasoj e koronavirusit. Kjo flet për një sistem shëndetësor që nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Qytetarët tonë po vuajnë si pasoj e neglizhencës së politikanëve të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre për interesa personale”, deklaroi Sela.

Ai përmendi edhe tragjedinë në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 qytetarë, ndërsa gjatë konferencës përmendi edhe tragjedinë në Bullgari ku jetën e humbën 45 qytetarë të vendit.

Sipas tij është e papranueshme që nuk merret përgjegjësia dhe se çdoherë në raste të tilla përdoret formula “hetimet vazhdojnë”.

“Edhe për rastin me djegien e autobusit të Besa Trans në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë të RMV-së, hetimet vazhdojnë dhe nuk ka përgjegjësi. Nuk ka përgjegjësi dhe hetimet vazhdojnë edhe për rastin e Durmo Turs”, tha Sela.

Sela foli edhe për zgjedhjet lokale të mbajtura ku tha se qytetarët nuk kanë mundur me vullnet të lirë të vendosin se kush do t’i përfaqësoj ata.

Në fund Sela tha se partia e tij, Aleanca për Shqiptarët do të mbaj kongresin partiak dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë pjesë e kësaj partie.

https://www.facebook.com/aleancashqiptarett/videos/660023575023375
Previous Post

Thirrja e epidemiologut për qytetarët: Evitimi i grumbullimeve gjatë kësaj periudhe, arma më e mirë

Next Post

Antikorrupsioni paralajmëron kontrollimin e fletpronësive të gjykatësve, prokurorëve…

usrargument

usrargument

Next Post

Antikorrupsioni paralajmëron kontrollimin e fletpronësive të gjykatësve, prokurorëve...

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort