Shkup, 5 nëntor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si duket ka filluar të paguajë çmimin e afrimit të njerëzve të gabuar pranë vete. Duke vendosur njerëz konfliktuozë dhe përçarës në pozita kyçe, BDI ka filluar të mbetet e izoluar në kampin politik shqiptar, sepsepër momentin asnjë parti tjetër nuk dëshiron bashkëpunim me integristët, thonë për Zhurnal burime të larta “integriste”. Sipas tyre për momentin përjashtim bën PDSH-ja, por e mbetur vetëm me një deputet dhe pa asnjë kryetar komune, siç thonë burimet tona, “përkrahja prej PDSH-së dhe Menduh Thaçit ndoshta më tepër na dëmton, se sa që na ndihmon si BDI”.
Sot edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, bëri të dtur se durimit të tyre u ka ardhur fundi nga opstruksionet prej BDI-së në qeveri, duke i Ali Ahmeti, të bëhet gati për në opozitë.
Akuzat e Hoxhës ishin serioze për “sjellje kriminele” të BDI-së, prandaj parashtrohet pyetja se a ishte nevoja që BDI të sillet n këtë mënyrë në Zhelinë ndaj një partneri që vitin e kaluar i shpëtoi nga shkuarja në opozitë edhe pse fillimisht (BDI) e pranoi humbjen.
Nga korrektësia e BDI-së sa ishin bashkë në qeveri nuk janë të kënaqur as Aleanca për Shqiptarët, e as Alternativa, kështu që në rastin e parë që ju jepet edhe ata me siguri do të votojnë për ta prcjellë BDI-në në opozitë.
Zhurnal veçmë ka informuar se nga sjellja e njerëzve t afërt të Ali Ahmetit janë të pakënaqur edhe shumë figura të rëndësishme në BDI, që vazhdimisht i kanë sjellur fitore BDI-së. Marim vesh se ata kërkojnë nga kryetari i partisë që këto ditë turbulente në skenën politike t’i shfrytëzojë për të reflektuar konform realitetit politik. Kërkesat e tyre janë që askush të mos favorizohet pa merita, por edhe askush që ka merita të mos diskriminohet, me qëllim që disponimi konfliktuoz me subjektet tjera shqiptare të mos futet edhe brenda vetë BDI-së.