Shkup, 11 nëntor – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, mëngjesin e sotëm përmes rrjeteve sociale njoftoi se në shtëpinë e tij ka hyrë për bastisje policia finansiare, informon Zhurnal.
Deputeti Jauleski shkruan se sot është dita e fundit e regjimit hibrid dhe se nuk kanë frikë aspak.
“Nuk iu frikësohemi, sot regjimi hibrid do të përfundojë! Nga ora 05:30 deri në këto momente në shtëpinë time ka bastisur dhe po kryen kontrolle Policia Finansiare!”, shkruan Jauleski.
Nga partia e Mickoskit përmes një komunikate për media kanë reaguar dhe thonë se në ditën kur duhet të votohet mos besimi i Qeverisë, në shtëpinë e deputetit Jauleski ka hyrë për bastisje policia finansiare dhe sipas tyre, regjimi i Zoran Zaev është i dëshpëruar, në shpërbërje dhe nuk zgjedhë mjete për presione dhe shantazhe mbi deputetët.
Përndryshe sot në Kuvend me fillim në ora 11 është caktuar seanca ku duhet të votohet besimi i Qeverisë.//Zhurnal.mk