By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Politika po “vlon”, ekonomia po çalon 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Politika po “vlon”, ekonomia po çalon 
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Politika po “vlon”, ekonomia po çalon 

admin
Last updated: 06/02/2024 21:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Viti 2024 filloi furishëm në skenën politike, pikërisht ashtu siç pritej. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për vit zgjedhor, turbulencat në skenën partiako-politike nuk janë asgjë e jashtëzakonshme. Madje, ka të ngjarë që me afrimin e zgjedhjeve ato vetëm të shtohen dhe të marin intensitet më të lartë. Viti i kaluar përfundoi dhe ky vit filloi me paralajmërimet e opozitës shqipatre për “radikalizim” nëse nuk u jepet anëtari i shtatë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ashtu siç vlerësojnë se u takon. Ky radikalizim deri tani është manifestuar me lëshimin e punës së Kuvendit, por paralajmërimet janë se mund të ketë edhe protesta e bllokada, shkruan Zhurnal. 

Lëvizje në skenën politike shkaktoi edhe zgjedhja e qeverisë teknike, me kryeministër të parë shqiptar, Talat Xhaferin. Mandati i kësaj qeverie është të përgatisë zgjedhje fer dhe korrekte, si më 24 prill kur mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, poashtu edhe më 8 maj kur mbahen zgjedhjet parlamentare, në të njëjtën ditë me zgedhjet eventuale presidenciale. Zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar u bojkotua nga opozita shqiptare, e cila e akuzon Talat Xhaferin për përgatitje të falsifikatit zgjedhor me bllokimin e zgjedhjes së anëtarëit të shtatë të KSHZ-së nga radhët e opozitës, në kohën sa ishte kryetar Kuvendi. Nga ana tjetër, nga partia e tij BDI, zgjedhja e Xhaferit u konsiderua si akt historik, siç u vlerësua edhe nga shumë gazetarë e analistë nga Shkupi, Prishtina e Tirana. 

Tani jemi në fazë të zhvillimeve turbulente brenda Aleancës për Shqiptarët. Përplasjet mes dy blloqeve joformale, të udhëhequra nga kryetari aktual Arben Taravari dhe ish kryetari (kryetar aktual i Kuvendit partiak Ziadin Sela), me shumë gjasë do të përfundojnë me ndarje në dysh të partisë me numër më të madh të deputetëve pas BDI-së. Fraksionet tek partitë tjera për momentin janë duke heshtur, por me afrimin e kohës së caktimit të listave me kandidatë për deputetë edhe ato (fraksione) do të dalin në shesh, sepse gjithsesi se dikush do të mbetet i pakënaqur në fund. 

Deri sa politika po “vlon”, ekonomia duket se nuk po e mer fare veten as sivjet, por po vazhdon të çalon e dështon, shkruan Zhurnal. Studentët protestojnë për bursat, të punësuarit e Fondit të shëndetësisë janë futur në grevë për shkak të propozimit për uljen e pagave të tyre, pakënaqësi ka edhe te të punësuarit tjerë në shëndetësi, te bujqit, te blegtorët, kurse rritja e premtuar e pagave për të punësuarit në arsim ka gjasa të vonohet. Vendi po “shijon” pasojat e rritjes rekorde të inflacionit prej 46 për qindëve, ndër më të lartit në Evropë. Nga ana tjetër rritja e çmimeve të produkteve bazë nuk “vonohet” aspak, por edhe tutje vazhdon me ritëm galopant. Viti 2023 ishte i vështirë, por ia dolëm disi deri në fund me shpresë se viti 2024 do të jetë më I lehtë dhe se do t’i vijë fundi krizës së vazhdueshme të filluar me pandeminë, e të vazhduar dhe “sforcuar” pas invazionit rus në Ukrainë. Sado që i kemi hapur “katër sy”, drita në fund të tunelit nuk po shihet, së paku pë rata që jetojnë me mund e me djersë, e jo në kurriz të qytetarëve. 

Të pasurit vazhdojnë të pasurohen, klasa e mesme po bie nën “mesatare”, kurse shumica e qytetarëve vazhdojnë të varfërohen. Jeta e tyre vazhdon mes dilemës të rrinë apo të ikin, situatë që e pasqyrojnë edhe valixhet që vazhdimisht janë gjysmë të mbushura, me gjasa gjithnjë e më të mëdha të mbushen plot dhe të gjenden në “bagazhet” e autobusëve e aeroplanëve që udhëtojnë drejt perëndimit me qytetarë tanë, që pas një ose dy viteve kthehen vetëm si mërgimtarë për pushim dy javor. 

Shumë fëmijë që gjysëm vjetorin e parë e mbaaruan me përshëndetjen “ditën e mirë e mirupafshim”, gjysëmvjetorin e dytë e filluan me :guten morgen”, “gutten tag” ose “gutten morgen”. Me “good morning”, ose “good afternoon”, me “bonjour” ose “benvenuto”, varsisht në cilin cep të Evropës ose botës i ka hedhur fati, në kërkim të perspektivës që se gjetën në vendlindjen e tyre. Deri paar disa viteve shkollat në vendin tonë vazhdimisht pranonin banka e karrige, që vinin si donacione nga vendet perëndimore. Nëse vazhdon ky ritëm, së shpejti ne do të fillojmë të donojmë në vende të treta, sepse pandalshëm shtohet numri i bankave dhe karrigeve që mbeten bosh me çdo gjysëmjvetor e vit të mbaruar shkollor. Dhe kjo shumë pak na shqetëson. Me rëndësi për ne është se politika po vlon dhe partia jonë do të fiton!/Zhurnal

You Might Also Like

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu

Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve, pacientët në plan të dytë

Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të mëngjesit

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Snapchat bëhet kompania e radhës e teknologjisë që shkurton vendet e punës
Next Article Neziri: Ministrat e ASH-së që janë kundër partisë do të shkarkohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu
Maqedoni
Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve, pacientët në plan të dytë
Maqedoni
Policia e Kosovës shqiptoi afër 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve
Kosovë
Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të mëngjesit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?