Sofje, 23 nëntor – Presidenti bullgar Rumen Radev deri në fund të kësaj jave do të kumtojë kur do ta thirr Asamblenë e 47-të popullore.
“Para partive parlamentare me dy detyra të rëndësishme – formim të qeverisë në bazë të shumicës stabile parlamentare dhe miratimit të buxhetit shtetëror. Këto detyra kërkojnë balans shumë të mirë, kohë për dialog dhe përafrim të pozitave”, deklaroi Radev para gazetarëve. Ai theksoi se deri në fund të javës, në pikëpamje të këtyre dy prioriteteve, do të kumtojë kur do ta thirr përbërjen e re parlamentare.
Presidenti Radev sërish shprehu ngushëllime për incidentet tragjike në shtëpinë e personave të moshuar në fshatin Rojak dhe aksidentin me autobus në autostradën “Struma”. “Së bashku me vëllezërit tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe së bashku ndjejmë dhimbje në këtë tragjedi, shpresojmë se të mbijetuarit do të shërohen sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Radev.
Ai tha se shteti bullgar po bën gjithçka që është e nevojshme për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për të zbuluar arsyet e këtyre dy incidenteve të rënda. Presidenti sot zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe u takua me kryeministrin Zoran Zaev. Në takimin me Zaev, presidenti Radev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të mbështetet në Bullgari, si në të gjitha krizat e deritanishme.
Presidenti Radev në Sofje mori pjesë në takimin përfundimtar të Sesionit të Komitetit të përfaqësive të autorizuara të vendeve anëtare të Institutit të përbashkët për hulumtime bërthamore në Dubna, Rusi, Nikoqir këtë vit i sesionit është Bullgaria, ndërsa viti 2021 është shpallur si vit i vendit tonë të Institutit të përbashkët për hulumtime bërthamore.