• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Prezantohet Strategjia e re kombëtare për sistemin e burgjeve në shtet

usrargument by usrargument
03/11/2021
in Maqedoni
0
Prezantohet Strategjia e re kombëtare për sistemin e burgjeve në shtet
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 3 nëntor – Strategjia e re kombëtare për zhvillim të sistemit potencial në Maqedoninë e Veriut (2021-2025), do të fokusohet në 12 qëllime strategjike, deklaroi sot përfaqësuesja e Drejtorisë për Kryerjen e Sanksioneve, Kristina Trajkoviq, e cila gjatë prezantimit të pikave kryesore të strategjisë kombëtare theksoi se një pjesë e këtyre qëllimeve janë reflektuar nga strategjia paraprake, e cila pjesërisht tashmë është rregulluar.

Çdo qëllim strategjik, sipas Trajkoviqit, ka më shumë aktivitete, gjegjësisht si pikë e parë kryesore në Strategji është theksuar përmirësimi i kushteve materiale në sistemin penitenciar, pastaj vijon përforcimi i kapaciteteve të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes, përforcimin e profesionalitetit të drejtorisë së burgjeve.

“Sigurimi i mjedisit të sigurisë për personat e dënuar dhe personelin e IPN dhe IPE, gjithashtu, është pjesë e 12-të qëllimeve strategjike. Si dhe pikë kryesore pesë dhe përforcim të procesit të risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar, përfshirë edhe në kujdesin pas penalitetit. Përmirësimi i trajtimit dhe kujdesit për fëmijë të cilët vuajnë masë referimi në SHKP., përmirësim të integritetit korporativ, përforcim të mekanizmave me raste të korrupsionit. Përforcim të sigurimit të mbështetjes shëndetësore të personave të dënuar dhe të strukturave arsimore dhe strukturave për trajnim”, tha Trajkovski.

Ajo shtoi se një pjesë e kësaj strategjie edhe është adresuar në radikalizimin e cili çon ndaj ekstremizmit të dhunshëm, por për të Drejtoria tashmë ka përgatitur plan të veprimit dhe vepron sipas tij.

Drejtori i Drejtorisë për Kryerjen e Sanksioneve, Marjan Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sa kjo strategji do të kontribuonte për përmirësimin e kushteve në burgje nëse për strategjinë paraprake ka vërejtje, tha se janë ndërmarrë hapa konkretë veçanërisht në pjesën për luftë kundër korrupsionit, gjegjësisht është hartuar plana i veprimit për luftë kundër korrupsionit në shtëpitë korrigjuese përmirësuese.

“Ne si DKS nënshkruam memorandum për bashkëpunim me Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe në mënyrë aktive po punohet në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Puna në e IPN dhe IPE, është llogaridhënëse, dhe mund të konstatoj jemi të hapur dhe më transparent për dallim nga vitevet e kaluara. Lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet e DKS-së”, tha Spasovski.

Njëherësh, drejtori Spasovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Strategjia e dytë kombëtare për zhvillim të sistemit petenciar do të mundësojë, të përparohet sistemi ekzistues të kryerjes së sanksioneve, që do të vazhdojë të sigurojë risocializim të suksesshëm dhe adaptim social të personave të dënuar për aftësimin e tyre dhe mundësi që të përfshihen në shoqëri me pikëpamje më të mira për jetë të pavarur.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu duke e vlerësuar Strategjinë kombëtare për zhvillim të sistemit pentenciar në[ shtet, tha se viteve të kaluara në sistemin e burgjeve në shtet kanë filluar në të vërtetë procese të rëndësishme.

“Asaj që[ më shumë i kemi kushtuar vëmendje është përmirësimi i kushteve për qëndrim në burgje. Veçanërisht jam krenar për institucionin në Vollkovë dhe Tetovë. ky institucion sot paraqet një ndër institucionet më bashkëkohore për të miturit në rajon. Qëllimi ynë është që kushtet të jenë shembull për atë si duhet të duket sistemi penitenciar gjithëpërfshirës në shtet, gjegjësisht si duhet të duket çdo burg në kuadër të shtetit”, tha Nuhiu.

Zëvendësshefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Julijan Vasalo, duke e komentuar Strategjinë e re për zhvillim të sistemit penitenciar tha se burgjet konsiderohen si pjesë e sistemit të drejtësisë penale të një vendi.

Përfaqësuesi i BE-së, shtoi se ata janë partner afatgjatë të vendit në zbatimin e reformave në sistemin e burgjeve dhe japin mbështetje në shërbimin e provës, gjegjësisht në periudhën e fundit është siguruar pajisje mjekësore për gjashtë burgje. Vlera në treg i këtij donacioni arrin 54.801 euro.

Previous Post

Shaqiri: Revizion të sistemit të autorizimeve diskrete gjatë punësimeve

Next Post

Në Shqipëri nga 1 korriku 2022 taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

usrargument

usrargument

Next Post

Në Shqipëri nga 1 korriku 2022 taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.