Shkup, 19 nëntor – Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot janë promovuar 70 nënoficerë të rinj të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në periudhën gusht-nëntor kanë vizituar kurs për nënoficerë në kampin për trajnim “Pepelishte” në Poligonin e Armatës “Krivollak”. Paraprakisht në dy raste janë promovuar 120 nënoficerë të rinj në Armatë nga radhët e ushtarëve profesionistë, në dy grupe.
Krenohuni me Armatën dhe vendin tuaj, ashtu siç janë krenarë edhe ata me ju, u tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Mos harroni se cilat ishin dëshirat dhe sfidat me të cilat u përballët si ushtarë dhe shfrytëzojini ato për të qenë drejtues dhe nënoficerë më të mirë. Ju dhe Ushtria jeni vërtet dëshmi se puna sjell rezultate”, u uroi Shekerinska.

Tre të renditurve më të mirë Sashko Ivanov i pari i renditur, i cili gjithashtu mori një monedhë, i dyti Aleksandar Nikolovski dhe Vlatko Nikollovski i renditur i treti, iu ndanë certifikata.
Ministrja Shekerinska, e cila mori pjesë në promovimin në fjalimin e saj duke uruar nënoficerë të rinj, tha se tre muajt e fundit të trajnimit në radhë të parë i kanë mësuar ata të jenë lider. Ajo pret dhe shpreson të jetë pjesë e një ekipi të madh, siç tha ajo, që do të jetë shtylla kurrizore e kësaj Armate.
Në promovimin e sotëm të nënoficerëve të rinj të Armatës, Shekerinska njoftoi se nga viti i ardhshëm do të pranohen transportues të rinj të blinduar, artileritë do të marrin armë të reja artilerie, pjesëtarët e mbrojtjes ajrore armë të reja të mbrojtjes ajrore. Për pilotët e krahut të aviacionit, sipas Shekerinska, nga viti 2024 e tutje do të fillojë furnizimi i ri i helikopterëve.