Shkup, 4 nëntor – Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 më 15 nëntor dorëzohet në Kuvend, ku dhjetë ditë pas dorëzimit të tij do të debatohet në seancën e Komisionit amë për financim dhe buxhet.
Në këtë periudhë kohore do të ketë debat të amendamenteve, pas së cilës ai do të kthehet në Qeveri e cila do të përgatisë propozim-plotësues me amendamente të pranuara eventuale, pas së cilës do të kthehet në seancë plenare në Kuvend.
Buxheti duhet të sillet më së voni deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Mjete për realizimin e projekteve nga infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, për ndërtimin e gazsjellësit magjistral dhe gazsjellësve të ndërlidhur me Greqinë dhe Kosovën, si dhe për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë, janë parashikuar në Propozim-buxhetin për vitin 2022. Janë siguruar mjete për pagesë të rregullt të pagave, pensioneve dhe transfereve sociale.
Janë planifikuar edhe mjete për pagesë të subvencioneve në bujqësi, për mbështetje të sektorit privat, për zbatim të masave aktive për punësim, ndërsa do të rriten edhe mjetet që do t’i marrin komunat sipas reformës për përparim të decentralizimit fiskal. Për mbrojtje shëndetësore janë planifikuar mjete në vlerë prej 36 miliard denarë të cilat në pjesën më të madhe janë destinuar për financim të shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga pandemia dhe arritshmëria e barnave për popullsinë. Nuk janë përjashtuar edhe punonjësit shëndetësor të cilët do të marrin rritje të pagave që janë parashikuar 700 milion denarë.
Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliard denarë (3,885 miliard euro) ose 32 për qind e BPV-së, ndërsa të ardhurat në 238,9 miliard denarë (4,4 miliard euro) ose 30,9 për qind e BPV-së. Të ardhurat e përgjithshme janë për 7,4 për qind më të larta prej vitit 2021, ndërsa te shpenzimet ka rritje për 1,4 për qind në krahasim me shpenzimet në vitin 2021, por ato janë më të ulëta si përqindje e BPV-së krahasuar me vitin 2021.
Deficiti është në nivel prej 33,5 miliard denarë (545 milion euro) ose 4,3 për qind e BPV-së, ndërsa shkalla e inflacionit është projektuar në 2,4 për qind dhe pritet në gjysmën e dytë të vitit të zvogëlohet presioni i shkaktuar nga kriza energjetike.
Shpenzimet kapitale janë projektuar në nivel prej 37,8 miliard denarë dhe janë rritur për 27 për qind në krahasim me vitin 2021, ndërsa pjesëmarrja e tyre është 14 për qind që paraqet pjesëmarrje më të madhe deri tani, Kjo, sipas kompetentëve, është tregues se buxheti është zhvilluar.
Projeksionet për bruto intestimet janë se ato do të rriten për 8,5 për qind në bazë reale, ndërsa konsumi për 3,1 për qind. Pritet të vazhdojë edhe trendi i rritjes së aktivitetit eksportues të kompanive vendore e cila vitin e ardhshëm mund të shënojë rritje prej 8,3 për qind, ndërsa lëvizje pozitive priten edhe në tregun e punës ku numri i të punësuarve mund të shënojë rritje prej 3,1 për qind që mund të ndikojë mbi shkallën e papunësisë.
Buxheti është krijuar në bazë të pritjeve për lëvizje ekonomike në nivel global, ndërsa veçanërisht ndaj Gjermanisë si partneri ynë ekonomik më i madh. Në nivel global pritet vitin e ardhshëm të kthehen shkallët e rritjes nga niveli para krizës. Rritja e ekonomisë globale në vitin 2021 pritet të arrijë 5,9 për qind ndërsa në vitin 2022 të arrijë 4,9 për qind, sipas projeksioneve të tetorit të FMN-së. Për BE-në, është projektuar shkalla e rritjes prej 5,1 për qind për vitin 2021 dhe 4,4 për qind për vitin 2022, ndërsa për Gjermaninë si partneri ynë tregtar i rëndësishëm parashikohet rritje prej 3,1 për qind në vitin 2021 dhe 4,6 për qind në vitin 2022.
Me seancën e Komisionit për financim dhe buxhet do të mbajë mbledhje Marija Petrushevska, zëvendëse e kryetarit të deritanishëm të Komisionit Timço Mucunksi, i cili ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Aerodromit.