Shkup, 28 dhjetor – Prej sot janë vendosur në funksion linjat e natës të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike “Shkupi”. Bëhet fjalë për linjat e autobusit: 2, 5, 7, 22, 24, 41, 50, 57, 61, 63 dhe 65B. Linjat e autobusit 2, 22, 24, 41, 57 dhe 65B do të qarkullojnë çdo ditë, ndërsa të tjerat do të jenë në funksion në ditët e fundjavës ose të kombinuara, si dhe gjatë festave.
Siç bënë të ditur autoritetet e qytetit, vendosja e linjave të natës është fillim i ndryshimeve për transport më të mirë publik që është pjesë e programit të udhëheqësisë së NQP Shkup dhe të Qytetit të Shkupit.
“Në këtë mënyrë për shkupjanët sigurohet transport publik edhe gjatë orëve të natës, që ishte hequr si opsion nga udhëheqësia e kaluar e Qytetit para dy viteve”, thuhet në kumtesë.
Të gjitha hollësitë për itinerarin dhe trasetë e linjave të natës janë tashmë në dispozicion në ueb-faqen e NQP “Shkupi” (http://jsp.com.mk/vest.aspx?vest=2300).