Shkup, 22 dhjetor – Në hapësirat e rinovuara të Klinikës Universitare për sëmundje ortopedike që gjendet në objektin më të vjetër të Qendrës Klinike në sipërfaqe prej 1300 metra katrorë në 20 dhoma spitalore do të mund të akomodohen dhe trajtohen 70 pacientët në kushte moderne.
“Këtu punojnë një numër i madh ekspertësh, një përvojë e madhe kulmohet këtu në këtë klinikë, ata janë kolegët tanë të njohur në botë për ndërhyrjet e tyre, për publikimet e tyre dhe ky është një argument tjetër, një gjë tjetër për të cilën jemi vërtet krenarë”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së sotme në klinikë.
Ai informoi se renovimi ka kushtuar rreth 13 milionë denarë, dhe shumica e mjeteve janë siguruar nga vetë Klinika, ndërsa pjesa tjetër nga donatorët.
“Me këtë përfundon një proces që nënkupton modernizimin e këtyre hapësirave për mjekim, përveç kapacitetit spitalor, paraprakisht janë rinovuar edhe sallat e operacionit, që do të thotë i gjithë procesi i mjekimit, intervenimi kirurgjik. Shërimi pas operacionit, reparti i terapisë intensive po bëhet me ambiente krejt të reja!, sqaroi Filipçe.
Drejtori i klinikës, Aleksandar Trajanovski e theksoi kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila, siç tha, edhe gjatë pandemisë ka vazhduar të sigurojë kushte për trajtimin e pacientëve në klinikën e ortopedisë.
“Viti paraprak që kur jam emëruar në këtë pozitë ka qenë mjaft i vështirë, para së gjithash për shkak të gjithë menaxhimit të krizës së KOVID-19, por përkundër krizës së KOVID-19 ne nuk u dorëzuam për të rinovuar një pjesë të asaj që është jetike për mbarë shëndetin e Maqedonisë, kjo është ortopedia, do të thotë pjes ku kryhen procedurat më komplekse siç nuk kryhen askund në vendin tonë”, tha Trajanovski.
Ai përkujtoi se plotësisht janë rikonstruktuar dhe rinovuar Reparti i ortopedisë onkologjike, Reparti për ortopedi pediatrike, Reparti për kirurgji plastike, Reparti i kirurgjisë së shtyllës kurrizore, plotësisht është rinovuar Reparti për kujdes intensiv ku ka tetë krevat.
Trajanovski falënderoi ministrin Filipçe dhe kompanitë donatore dhe njoftoi se vitin e ardhshëm planifikohet të rinovohet pjesa e Qendrës Emergjente, pjesa e krahut të traumatologjisë dhe KARIL