• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Showbiz

Rita Ora duket unike në paraqitjen e radhës, shkëlqen përkrah partnerit Taika Waititi

argadmin by argadmin
16/11/2021
in Showbiz
0
Rita Ora duket unike në paraqitjen e radhës, shkëlqen përkrah partnerit Taika Waititi
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rita Ora bëri një tjetër paraqitje plotë elegancë me të dashurin e saj, Taika Waititi, teksa morën pjesë në “Walpole British Luxury Awards” në Londër, të hënën (15 nëntor).

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej mahnitëse për këtë ngjarje derisa realizoi një sërë pozash pranë partnerit të saj regjisor, 46 vjeç.

Sipas The Sun, Rita tashmë e ka prezantuar Taikën me prindërit e saj pasi ai së fundmi shkoi me të në Londër për herë të parë.

Foto: Getty Images

Sipas një burimi gjërat mes të çifti të njohur po bëhen ‘shumë serioze’, të cilët së fundi u paraqitën së bashku edhe në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve European Music Awards.

Në paraqitjen e radhës, ylli i muzikës u shfaq me një mini-fustan ngjyrë argjendi me print shumëngjyrësh me lule, të cilën e kompletoi me një palë pantallona lëkure dhe këpucë me taka të larta me detaje argjendi.

Foto: Getty Images

Artistja i la të lira flokët bionde në formë të valëzuara me dy gërsheta të holla përpara, duke përfunduar pamjen elegante me një grim të theksuar, shkruan DailyMail.

Foto: Getty Images

Në anën tjetër, partneri i saj, Taika, u pa me një kostum elegant me ngjyrë blu të errët, të kombinuar me këmishë të bardhë, kravatë dhe këpucë të zeza.

Taika dhe Rita thuhet se kanë filluar të takohen në fillim të marsit para se të bënin zyrtare romancën në Instagram më 21 prill.

Foto: Getty Images

Çifti u takuan për herë të parë në Australi, ndërsa të dy qëndruan atje për projekte pune. Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita mori në roli e gjyqtares në spektaklin “The Voice Australia”.

Rita dhe Taika dolën për herë të parë në publik në muajin prill kur arritën së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race” në Shtëpinë e Operës në Sydney.

Foto: Getty Images

Duke folur për “Vogue Australia”, në muajin shtator, Rita u shpreh se ndihet mirë në romancën e re, ndërsa që kur dolën publikisht, dyshja janë paraqitur pothuajse në secilën event përkrah njëri-tjetrit. 

Previous Post

Reagimet e artistëve shqiptarë për fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë

Next Post

Bytyqi paralajmëron: Së shpejti do të kemi Qeveri të re me “Zaev 3” me ministra të rinj

argadmin

argadmin

Next Post
Bytyqi paralajmëron: Së shpejti do të kemi Qeveri të re me “Zaev 3” me ministra të rinj

Bytyqi paralajmëron: Së shpejti do të kemi Qeveri të re me "Zaev 3" me ministra të rinj

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.