• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Romani “Të jetosh” i autorit kinez Yu Hua vjen në shqip nga sinologu Iljaz Spahiu

argadmin by argadmin
21/09/2021
in Bota, Kina, Kulturë, Shqipëri
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë u zhvillua ceremonia e promovimit të romanit “Të jetosh”, i autorit kinez Yu Hua, që vjen në shqip i përkthyer nga sinologu Iljaz Spahiu.

Veprimtaria u organizua nga shtëpia botuese “Onufri” dhe Shoqata Kulturore Shqipëri-Kinë. Në event ishin të pranishëm zv.ambasadori i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Bai Yunbing, drejtorja e palës kineze e Institutit “Konfuci” në Tiranë, Zhang Xiaoying, përfaqësues të shtëpive botuese si dhe miq të librit.

Drejtoresha e “Onufrit”, Enxhi Hudhri, që çeli veprimtarinë, foli në lidhje me botimin e këtij libri dhe interesin që ai ka gjetur te lexuesit shqiptarë.

Sinologu Spahiu bëri një prezantim të shkurtër të autorit dhe përmbajtjes së romanit, ku përshkruhet vendosmëria e njeriut për ta jetuar jetën deri në fund, pavarësisht tragjedive dhe vuajtjeve të pafundme e ekstreme me të cilat e përball jeta. Zëvendësambasadori kinez Bai Yunbing vleresoi bashkëpunimin në fushën e përkthimit dhe botimit, si një aspekt i rëndësishëm për thellimin e njohjes së ndërsjellë mes dy popujve.

Në takim u transmetua edhe videomesazhi i shkrimtarit Yu Hua me rastin e botimit në shqip të romanit të tij, gjë që sipas tij ka një domethënie të rëndësishme, pasi ai është rritur në vitet e lulëzimit të miqësisë kinezo-shqiptare.

Romani është pjesë e programit të bashkëpunimit mes dy vendeve për përkthimin dhe botimin e ndërsjellë të 25 tituj librash. Ai vjen në vazhdën e disa veprave letrare të autorëve kinezë të përkthyera nga Iljaz Spahiu dhe të botuara nga “Onufri”.

Tags: Kina
Previous Post

President Obama Holds his Final Press Conference

Next Post

CMG: Galaja e Festës së Mesvjeshtës do të transmetohet edhe jashtë vendit

argadmin

argadmin

Next Post
CMG: Galaja e Festës së Mesvjeshtës do të transmetohet edhe jashtë vendit

CMG: Galaja e Festës së Mesvjeshtës do të transmetohet edhe jashtë vendit

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort