• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Rriten investimet e huaja në Kinë

usrargument by usrargument
20/11/2021
in Ekonomi, Kina
0
Rriten investimet e huaja në Kinë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës Shu Jueting u shpreh në një konferencë për shtypin  se Kina ka pasur një rritje të shpejtë në thithjen e kapitalit të huaj që nga fillimi i këtij viti, dhe rezultatet kanë qenë më të mira se parashikohej. Nëse nuk ka ndonjë rrethanë të veçantë, pritet që investimet e huaja në Kinë për mbarë vitin të arrijnë një rritje dyshifrore dhe të realizohet objektivi i stabilitetit të këtyre investimeve. Lidhur me karakteristikat e thithjes së kapitalit të huaj, ajo tha:

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

“Së pari, shkalla e investimeve të huaja vazhdoi të rritet. Nga janari deri në tetor, përdorimi real i kapitalit të huaj në mbarë Kinën ishte 943.15 miliardë juanë, me një rritje prej 17.8 % në krahasim me vitin e kaluar. Së dyti, struktura e tërheqjes së investimeve është përmirësuar vazhdimisht. Përdorimi real i kapitalit të huaj në sektorin e shërbimeve ishte 752.52 milardë juanë, duke u rritur 20.3 % në krahasim me vitin e kaluar. Në sektorin e teknologjisë së lartë rritja ishte 23.7 %. Së treti, si rajonet lindore, ashtu edhe ato qendrore e perëndimore të vendit patën rritje.”

Kohët e fundit, një raport i publikuar nga Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin e OKB-së tregoi se në gjysmën e parë të këtij viti, investimet ndërkufitare globale treguan një prirje mëkëmbjeje dhe pritet që investimet ndërkufitare për mbarë vitin të jenë më të mëdha se parashikimi dhe ka mundësi ta kalojnë nivelin para pandemisë. Forca tërheqëse e tregut gjigant për investimet e huaja vazhdoi të shtohet dhe biznesmenët e huaj kanë shpresa dhe besim të qëndrueshëm për të investuar në Kinë.

Tags: Kina
Previous Post

Mbi 750 mijë qytetar janë vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

Next Post

Caroline Ziadeh emërohet shefe e re e UNMIK

usrargument

usrargument

Next Post
Caroline Ziadeh emërohet shefe e re e UNMIK

Caroline Ziadeh emërohet shefe e re e UNMIK

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.