Strugë, 29 nëntor – Numri i turistëve në Rajonin e Strugës edhe krahas pandemisë, këtë viti është rritur për rreth 45 për qind në krahasim me vitin e kaluar, informoi drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Lupço Janevski.
Në një deklaratë për MIA-n vërejti se numri i bujtjeve turistike është rritur edhe në nivel të shtetit për më shumë se 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Pret që rajoni i Ohrit dhe Strugës të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin e turizmit dhe tejkalimin e 2,5 milionë bujtjeve, me çka do të afrohemi te numrat e vitit 2017 dhe 2018.
“Në përgjithësi në nivel të shtetit në pesë muajt e parë, numri i turistëve është rritur për më shumë se 50 për qind në krahasim me vitin 2020, ndërsa në muajt e verës në rajonin e Strugës vërejmë rritje të numrit të bujtjeve ndërmjet 40 dhe 50 për qind. Në nëntë muajt e parë të vitit janë realizuar më shumë se dy milionë bujtje, që konfirmon se 2,2 milionë bujtje të parapara nga ana e APMT për vitin 2021 janë realizuar. Kjo tregon se sektori turistik dalëngadalë po stabilizohet”, përfundoi Janevski.
Me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko janë dakorduar për promovim më të madh të Strugës, si destinacion turistik, me pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare dhe përmes materialit promovues.
“Për periudhën që vjen me kryetarin Merko kemi dakorduar promovim edhe më të madh të Strugës si destinacion turistik përmes pjesëmarrjes në disa panaire ndërkombëtare bashkë me APMT, në mesin e të cilëve edhe panairet në Berlin, Stamboll dhe Beograd. Komuna e Strugës do të përgatisë materiale të reja promovuese, ndërsa është paraparë edhe përfaqësim më i madh në rajonin Jugperëndimor edhe në materialet promovuese të Agjencisë”, theksoi Janevski.
Përkujtoi fluturimet e dakorduara çarter për vitin e ardhshëm, me Tui Holanda gjashtë herë në javë, të cilat duhet të fillojnë nga mesi i majit, nëse lejon situata me koronavisruisin, dy çarterë në javë me Tui Belgjika, TUI Polpnia, linja direkte ajrore nga Moska dhe Shën Petersburgu deri në Aeroportin e Ohrit, ndërsa në fazën përfundimtare, siç theksoi janë bisedimet për çarterin Kiev – Ohër një deri dy herë në javë, si dhe në konfirmimin e bashkëpunimit me Turoperatorët tradicionalë polakë.
Për uljen e zonës gri në turizëm, e cila supozohet se është ndërmjet 20 dhe 40 për qind, vlerëson se nevojitet vendosje e inspektimit turistik dhe policisë turistike.
“Që ta ulim numrin e turistëve të paregjistruar dhe përfundimin e rregullativës ligjore të ‘punëtorëve turistikë’ të pandërgjegjshëm APMT tashmë dy vite kërkon formimin e inspektimit turistik që t’i ndihmojë pushtetit lokal në zbatimin edhe të Ligjit për taksën turistike”, tha Janevski.