• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Rute me mbështetje për “Ballkanin e Hapur” dhe fillimin e bisedimeve me BE-në deri në fund të vitit

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Maqedoni
0
Rute me mbështetje për “Ballkanin e Hapur” dhe fillimin e bisedimeve me BE-në deri në fund të vitit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 11 nëntor – Në dhjetor ka dritare kyçe sa i përket politikës për integrimin e BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor, ndërsa procesi nuk do të jetë i besueshëm nëse nuk pranohet progresi i vërtetuar në dosien e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në raportin e tetorit të Komisionit Evropian, bashkë me rekomandimin e përsëritur se të dyja vendet i përmbushin kushtet që t’i fillojnë bisedimet me BE-në, kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe kryeministri i Holandës, Mark Rute, njoftoi shërbimi për informim i qeverisë.

Zaevi e informoi Ruten edhe për iniciativën më të re “Ballkani i Hapur” ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, e cila ka për qëllim që ta demonstrojë kapacitetin e përbashkët të rajonit dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset tona që është komplementar me procesin e anëtarësimit përmes të cilit do të mundësojë që të përgatitemi për integrimin e plotë në politikat e BE-së.

Rute i cili është për vizitë zyrtare të parë të një kryeministri holandez në Maqedoninë e Veriut, shprehu mbështetje për procesin “Ballkani i Hapur” dhe vlerësoi se iniciativa duhet të mbetet e hapur edhe për shtetet e tjera të rajonit.

Kryeministri Zaev në takim e shprehu kënaqësinë e tij dhe të Qeverisë nga dialogu politik i intensifikuar në nivel të lartë gjatë disa viteve të fundit. 

“Holanda është partnere e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në NATO. Arritëm lidhje të fuqishme bilaterale zhvilluam bashkëpunim gjatë 28 vendeve të fundit. Në mënyrë shtesë, Holanda u bë mbështetësja jonë më e përkushtuar edhe e përpjekjeve tona për integrim në BE”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut fuqishëm i vlerësoi porositë inkurajuese të mbështetjes holandeze për procesin e integrimit në BE. Ishin përshëndetur edhe arritjet në sferën e përforcimit të demokracisë dhe sundimin e drejtësisë me theks të nevojës nga zbatimi i vazhdueshëm dhe i përkushtuar i standardeve dhe qëllimeve reformuese të BE-së.

Zaevi shprehu falënderim edhe për mbështetjen holandeze në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut si demokraci evropiane, shoqëri e lirë dhe ekonomi e lirë tregu, duke theksuar se Holanda është donatorja më e madhe bilaterale, ndërsa Maqedonia e Veriut është nën konstituencën holandeze në Bankën Botërore, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Previous Post

MSHIA: Përmes sistemit elektronik, qytetarët do t’i paraqesin problemet me administratën publike

Next Post

Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit

usrargument

usrargument

Next Post
Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit

Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort